Lajmet

Shoqëria civile u bën thirrje partive: Zgjidheni Presidentin deri më 6 tetor

01.10.2026 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shoqëria civile u bën thirrje partive: Zgjidheni Presidentin deri më 6 tetor

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në mënyrë që Presidenti/ja i/e Kosovës të zgjidhet deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët, organizatat vlerësojnë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve.

Sipas tyre, dështimi për zgjedhjen e Presidentit/es do të mund të çonte në shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke e futur vendin në një tjetër cikël të pasigurisë dhe ngërçit institucional.

“Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja”, thuhet në deklaratë.

Organizatat nënshkruese theksojnë se Kosova prej dy vitesh është përballur me funksionim të institucioneve në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë, ndërsa një tjetër bllokadë, sipas tyre, do ta thellonte krizën institucionale dhe pasigurinë politike.

Shoqëria civile u ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe opozitës që të tregojnë gatishmëri për kompromis. Nga shumica kërkohet hapje ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake, ndërsa nga partitë opozitare kërkohen propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme.

“Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.

Organizatat kërkojnë nga të gjitha palët që të rishikojnë qëndrimet fillestare dhe të dakordohen për kandidaturën, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit brenda afatit.

Sipas tyre, zgjedhja e Presidentit/es në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte Kosovës të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën.

Në fund, organizatat e shoqërisë civile kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale, duke kërkuar nga partitë që në ditët e mbetura të ndërmarrin hapa konkretë drejt një marrëveshjeje.

Deklaratën e kanë nënshkruar dhjetëra organizata, përfshirë KDI, D+ (Demokraci Plus), D4D, Institutin GAP, IKD, GLPS, KMDLNj, QKSS, Rrjetin e Grave të Kosovës, FOL, Riinvest, ÇOHU!, Germin, Handikos dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së