premten konferencën me temën “Gratë në proceset zgjedhore: Sigurimi i një demokracie gjithëpërfshirëse”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë proces u tha së përfaqësimi i grave në proceset zgjedhore është i ulët, duke shtuar se partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për përfaqsim gjinore në proceset zgjedhore.
Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive në D4D, ka thënë se kjo konferencë është një vazhdimësi e natyrshme e përkushtimit të D4D-së për përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe është një kujtesë për subjektet politike për zotimet e tyre ndër vite për përfaqësim gjinor.
“Qe nga viti 2011 D4D ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për reforma zgjedhore, duke kontribuar vazhdimisht për transparencë dhe gjithë përfshirje në proceset zgjedhore të vendit tonë. Një moment i veçantë në këtë rrugëtim ka qenë viti 2015, kur D4D ndërmjetësoi nënshkrimin e deklaratës për rritjen e përfshirjes së grave në zgjedhje, duke bashkuar subjektet politike në këtë zotim të përbashkët. Në vijim të këtij angazhimi, në vitin 2016, kemi publikuar doracakun për pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore, duke ofruar udhëzime konkrete për të ndihmuar subjektet politike që ta zbatojnë këtë zotim”, tha Delibashzade Krasniqi.
“Duke e kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për një proces zgjedhor të drejtë dhe të qetë, në vitin 2020, D4D ka iniciuar dhe mbështetur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes institucioneve kyçe, përfshirë Policinë, KQZ-në dhe Prokurorinë, me qëllim të sigurisë dhe mirëmbajtjes së standardeve të larta gjatë ditës së zgjedhjeve. Po ashtu, në vitin 2021, D4D ndihmoi nënshkrimin e deklaratës për mirësjellje në rrjetet sociale nga subjektet politike dhe mediat, duke e konsideruar sjelljen etike në media si pjesë të rëndësishme të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Konferenca e sotme është një vazhdimësi e natyrshme e përkushtimit të D4D-së për përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe është një kujtesë për subjektet politike për zotimet e tyre ndër vite”, ka thënë ajo.
Prezantimi i të dhënave për pjesëmarrjen e grave në Trupa Menaxhuese Zgjedhore për vitin 2021 dhe 2024 u bë nga Nexhmedin Hyseni, Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në KQZ, i cili tha se në këto proces përqindja e grave ishte rreth 30 për qind.
“KQZ ka vëtëm një obligim që duhet të përpiqet që të garantoj përfaqësim të drejt nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve po ashtu edhe në Këshillat e vend votimeve me numër të dallueshme të popullatës brenda nië komune përfshirë edhe pjesëmarrjen gjinore. Nuk e ka detyrim ligjor, por duhet të përpiqet. Në raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 14 shkurtit të viti 2021 është theksuar se nuk ka kuota gjinore në përbërjen e Komisioneve Zgjedhore ashtu si në praktikat e kaluara KQZ nuk publikoj asnjë informatë mbi përbërjen e KQZ-së, komisionet Komunale të Zgjedhjeve edhe në Këshillat e vend votimeve, të bërë nga vëzhguesit e tyre. Edhe vëzhguesit vendor raportuan se gratë përbënin rreth 30 për qind të anëtareve të Këshillave të Vendvotimeve me përqindje më të ulëtë si kryetare apo kryesuese në këto Këshilla. 18 për qind e vend votimeve të vëzhguara. Në raportin përfundimtar të BE-së nga vëzhgimi i zgjedhjeve lokale të datës 17 dhe 14 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në të njëjtin vit, vetëm 18 për qind të vende votimeve të vizituara nga vëzhguesit e BE-së gjatë dy raundeve kishin nga një grua si kryetare të KVV-ve. Gratë si anëtare të KKV u vërejtën vetëm në 31 për qind të vendvotimeve të vizituara gjatë rundit të parë dhe vetëm 25 për qind të vendvotimeve gjatë raundit të dytë. Mbi 20 për qind e KVV-ve të vëzhguara në të dy rundet nuk kishin asnjë grua në mesin e anëtarëve të tyre”, ka thënë ai.
Luljeta Demolli, Qendra Kosovare per studime gjinore (QKSGJ), ka thënë se në ligjin për zgjedhjet nuk ka mjaftueshëm perspektiven e ligjit për barazi gjinore.
“Ligji për zgjedhje nuk e ka mjaftueshme perspektiven e ligjit për barazi gjinore dhe mënyra si ka shkuar ligji nuk e ka as perspektiven e shoqërisë civile. Partitë politike e kanë si prioritet çështjen e zgjedhjeve, si prioritet i tyre edhe çështjen e ligjit për zgjedhjeve dhe mënyra qysh e adresojnë në një vlerë më të ulët demokratike në Kosovë. Janë partitë politike themelueset e legjislacionit, por sa i përket çështjeve të barazisë gjinore do të thoja që e mbajnë më poshtë dhe nuk janë të interesuar ti dërgojnë çështjet përpara. E kanë atë diskursin qe mjafton aty ku jemi edhe e kemi parë që nuk ka reflektuar as në ligjin për zgjedhje harmonizimi me ligjin për barazi gjinore. Kjo na ka bërë të kuptojmë që nuk janë ende të gatshme lidert e e partive politike edhe partitë politike që ti dërgojnë çështjet përpara”, ka
Ismet Kryeziu, Demokracia ne Veprim (DnV), ka thënë se partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për të u angazhuar për të pasur përfaqësim gjinore në proceset zgjedhore, dukë përfshirë edhe trupat menaxhuese të zgjedhjeve.
“Barazia gjinore në proceset zgjedhore është vlerë që i ndihmon një demokracie të shëndetshme. Nuk kisha me thënë që partitë politike kanë dështuar në këtë proces, por që partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për të u angazhuar për të pasur përfaqësim gjinore në proceset zgjedhore, përfshirë trupat menaxhuese të zgjedhjeve. Nga përqindje që i pamë kemi një nivel që nuk kalon 30 për qind. Partitë politike kanë rol edhe angazhimi i tyre nuk ka kaluar përtej slloganeve për një ndryshim real në praktikë”, ka thënë ai.