Shokuese: “Ajo hyri të sjellte një jetë të re, jo të mbetej pa jetë”

07.03.2016 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vdekja e Arbenita Spahiut e moshës 27 vjeçare ka shokuar tërë qytetarët e Gjilanit dhe në veçanti gratë të cilat në rrjetet sociale kanë hedhur akuza të shumta në adresë të Imet Rrahmanit. Një letër të tillë publike drejtuar Imet Rrahmanit e ka sjellur në redaksinë tonë edhe Xhemile Demi. Ajo thotë se këto tragjedi, duhet të trokasin në ndërgjegjen e atij që është i ulur në karrige si ministër i shëndetësisë. Desha ta pyes atë zotëri diçka? A keni shkuar ndonjë herë të vizitoni karriget ku vajzat, grat dhe nënat tona lindin? A e dini që, në ato karrige ku dikush shkon të sjellë në këtë botë një jetë të re, në fakt jep jetën e saj, fal kujdesit shtazor që bëhet ne repartet e lindjes, nëpër spitalet, që sipas jush janë me standard “europian”.
Desha të kujtoj, që ju përfaqësoni ato karrige të natalitetit, që në fakt sipas gjuhës popullore, aty bëhet “kasaphane”, ku femrat trajtohen si kafshë. Çdo herë, kur të uleni në karrigen e famshme, të një ministri të shëndetësisë, TË LUTEM kujtohu për çka jeni ulur aty? Kujtohu sa komod jeni ju, dhe si mund të jenë vajzat në karriget e lindjes, karrige ku sipas tyre nuk janë prej lëkure dhe aq komode si ajo e juaja.

Ato me lot në sy tregojnë që ato janë karrige “ekzekutuese”, të mbushura me lutje “Zot, të lutem të jetë doktori prezent në lindje e jo të lind prapë nga motrat, Zot, të lutem të jetë doktori në disponim dhe të mos jetë arrogant (Zot, të lutem të mos jetë doktori në ndikim te alkoolit), po po e them me përgjegjësi të plotë, mund te vizitoni korridoret, oborret e spitaleve dhe do gjeni doktor me pije në duar te cilat janë jo adekuate për tu pirë para lindjes, vetëm në zyre të tyre mos shkoni, se është mëkat të prishet gjumi në orar të punës.

E dini ju zotëri “ministër”, nuk e di ende nëse e meritoni të ju them zotëri apo ministër ose thjesht më mirë po ju drejtohem me “ju” që thjeshtë merrni pagë, për të mbajtur përgjegjësin mbi supet e juaja për gjendjen e spitaleve tona, apo supet e juaja janë pasuruar aq shumë me korrupsion, saqë nuk kanë fuqi të mbajnë premtimin e bërë mbi një fjalë shumë të varfër, siç është fjala “drejtësi”.

Sa keq, të varet gëzimi i një qifti të rinj, harmonia e një familje të gjerë, por edhe më keq vet jeta e nënës apo fëmis, nga modeli i “kravatave” të pushtetit mafioz.

Unë Xhemile Z.Demi, sot shkruaj në emër të të gjitha vajzave të cilat lënë zërin e fundit të tyre, duke bërtitur nëpër korridoret e spitaleve, të cilat fatkeqësisht dhe lindin nëpër korridoret e spitaleve, por ajo më e dhimbshmja për ato të cilat nuk kanë fat të dalin gjallë nga ato dyer të spitaleve./rajonipress/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit