‘Shokon’ Kërstiq: Gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd

E publikuar: 25/11/2024 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se gruaja e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

“Gruaja e kryministrit tonë është e punësuar në Beograd”, ka thënë Kërstiq.

“Gruaja e kujt?”, është pyetur nga Sadiku.

Kërstiq është shprehur i bindur se gruaja e Kurtit është e punësuar në një kompani ndërkombëtare, e cila e monitoron dhe udhëheq prodhimin e elektricitetit në Serbi.

“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monituru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektrecitetit në Serbi edhe krejt trafiku në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10