Shkurti i “gjarprit”

25.02.2016 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shkurti i “gjarprit”

“Gjarpri”, epiteti i kandidati për president të Kosovës, të premten mund t’ia veshë vetes edhe një meritë historike, siç i quan Hashim Thaçi, arritjet e tij.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës që pritet të ndodhë nesër, në ë njëjtin muaj kur ai e lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, tetë vite më parë.

Në atë kohë nuk i duheshin numrat, ndërsa të premten e shkurtit 2016, njohësit e çështjeve politike thonë se Thaçit do t’i duhen aftësitë prej gjarpër më tepër se kurrë.

Ndryshe nga si e parasheh Kushtetuta, që Presidenti të jetë figurë unifikuese, kreu i deritashëm i Partisë Demokratike të Kosovës tanimë është kthyer në figurë problematike e kundërshtimit të fortë opozitarë, shkruan Gazeta Fjala.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, përveç bllokimit të shumicës së seancave të kuvendit të Kosovës për kundërshtimin e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Vjenë, kërkesën për rrëzimin e qeverisë tani listës së kundërshtimeve i kanë shtuar edhe zgjedhjen e Thaçit në postin e të parit të vendit.

Gjatë kohës kur pritet të mbahet seanca për votim të presidentit ata thirrën edhe protestë masive për kundërshtim. Përveç këtij mobilizimi deputetet e bllokut gjithashtu paralajmëruan edhe bllokim të seancës.

Por Hashim Thaçi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pretendon se është personi më unifikues për kryetar shteti, duke u thirrur në votat e fituara në zgjedhje ndër vite, pavarësisht kundërshtimeve.

Ai qysh para një viti u mundua të siguroj këtë pozitë duke bërë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që Isa Mustafës ia la rendin për kryeministër.

Përveç kundërshtimit opozitarë Thaçi ka kundër edhe disa deputet të partisë së Koalicionit, që mund të mos qëndrojnë së sallë gjatë votimit. Prezenca e tyre, sipas njohësve të legjislacionit është e domosdoshme.

Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Melihate Termkolli, Armend Zemaj, Arben Gashi janë vetëm disa nga deputetët që tashmë kanë deklaruar se janë kundër zgjedhjes së tij president.

Se si do të mund t`i përdorë aftësitë e “Gjarprit” në garën për president të, pritët të shihet të premten kur edhe u caktua të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Loja me numrat

Driton Selmanaj nga KDI tha për Gazetën Fjala se rregullat janë të përcaktuara me rregulloren e punës së kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës, pra duhet patjetër që të jenë të pranishëm 80 deputetë në sallë kur fillon votimi.

Sipas Selmanajt çdo përpjekje për të shmangur këto rregulla është e kotë dhe joligjore.

“Tanimë kemi edhe një arsyetim të bazës kushtetuese në rastin e z. Pacolli përderisa i kemi disa rregulla nuk ka arsye tjetër që të mendohet se do të veprohet ndryshe”, u shpreh Selmanaj.

Partitë e pushtetit Partia Demokratike e Thaçit dhe Lidhja Demokratike e Mustafës, partneret e koalicionit vazhdimisht janë deklaruar se i kanë numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.

“Nëse nuk i kanë këta numra atëherë shkohet me dështim të zgjedhjes së presidentit kushtetuta na obligon që pas 45 ditësh të shkojmë në zgjedhje”, tha Selmanaj.

Por deklaratat e deputetëve të LDK-së kundër Thaçit gjatë seancës së nesërme sipas Selamanajt, mbetet ende si situatë hipotetike dhe nuk dihet çfarë mund të ndodhë në seancë.

“Krejt varet prej deputetëve, partive të cilave ju përkasin se çka do të ndodhë në seancën e caktuar, por rregullat janë shumë të qarta nëse nuk ka 80 deputet në sallë nuk mund të hyhet as në proces të votimit”.

Për zgjedhjen e Presidentit nuk duhen 120 deputetë

Juristi Dren Ajeti shpjegon për Gazetën Fjala se njëra nga kompetencat kryesore të kuvendit është edhe zgjedhja e presidentit të vendit.

Ai thotë se kandidati që pretendon këtë post duhet patjetër të ketë përkrahjen e së paku 25 për qind e anëtarëve të Kuvendit apo 30 deputetë për të fituar të drejtën për të kandiduar.

“Vetëm kandidati që mund të dëshmoj përkrahjen e këtij numri mund të kandidoj për postin më të lartë të vendit”, tha ai.
Hashim Thaçi në garën e nesërme do të sfidohet nga bashkë partiaku Rafet Rama, i propozuar nga Partia Demokratike Kosovës.

Në rastin e zgjedhjes së zgjedhjes së Behxhet Pacollit president gjykata Kushtetuese pati thënë se u shkel akti më i lartë i vendit.

Ajeti tregon se gjatë këtij rasti Kushtetuesja vendosi disa kushte që do ta përcjellin zgjedhjen e presidentëve. Gjithsesi duhet të jenë dy kundër kandidat dhe të të krijohet kuorumi prej 80 deputetësh.

Rregulla mbi kuorumin, parasheh pjesëmarrjen prej 2/3 e te gjithë deputeteve në mënyrë që të zhvillohet seanca.

“Në të tre raundet e votimit në seancën për zgjedhjen e presidentit duhet që të jenë prezent dhe votojnë së paku 2/3 e deputeteve në mënyrë që të konsumohen raundet e përcaktuara me Kushtetutë”, tha Ajeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike