Shkollave profesionale do t’iu mundësohet njohja nga Korniza Evropiane e Kualifikimeve

E publikuar: 02/09/2016 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë, do t’ju mundësohet shkollave publike profesionale që të njihen nga Korniza Evropiane e Kualifikimeve dhe kandidatëve që fitojnë këto diploma, iu mundësohet mobilitet në tregun evropian.

Kjo është bërë me vendimin e Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Vendimin e tij Bajrami e ka bërë publik në një konferencë për media, për fillimin e procesit të validimit të kualifikimeve dhe akreditimit institucional të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional (shkollave profesionale publike).

Ministri Bajrami theksoi se faktin se arsimi profesional është shpallë si një prioritet kombëtar, i cili do të mund të sigurojë punësim dhe do të mund të plasojë nxënës në tregun e punës me kompetenca dhe shkathtësi.

“Ky vendim nënkupton që të gjitha shkollat profesionale, ku janë përfunduar standardet e profesionit, tani e tutje do të validohen dhe akreditohen. Është ky hap shumë i rëndësishëm, sepse të rinjtë tanë, nesër do të dalin në tregun evropian të punës me kualifikime të pranuara”, tha Bajrami.

Bajrmi tha se ky proces i rëndësishëm do të ketë tri rezultate pozitive. “E para: do të shtyjë shkollat profesionale për të shkuar drejt profileve për të cilat ka treg të punës; e dyta: do ta ngrisë dukshëm cilësinë dhe do të prodhojë specialistë me kompetenca dhe shkathtësi të standardizuara dhe evropiane; e treta: do të na krijojë një pasqyrë neve si Ministri sa i përket cilësisë dhe kjo është ajo që na duhet në përpjekjet tona për ngritjen e cilësisë”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se ky hap do t’i gëzojë shumë edhe bizneset.

Ndërsa, drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Teuta Danuza foli për rëndësinë dhe peshën që ka në arsimin profesional vendimi për fillimin e validimit dhe akreditimit të shkollave profesionale publike.

“Jemi të gatshëm që brenda afatit ligjor të përcaktuar me vendim, si dhe afateve tjera ligjore të përcaktuara nga kriteret dhe standardet e Kornizës të realizojmë dhe implementojmë procesin e validimit dhe akreditrimit të programeve”, Danuza