Shkëlzen Gashi për Qeverinë Kurti: Jam shumë i pakënaqur por jo i zhgënjyer – e kam ditë që s’dinë me bo kurgjo

E publikuar: 23/02/2023 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është i pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti.

Duke përmendur mungesën e projekteve, Gashi u ndal edhe tek disa shembuj konkretë të cilat i konsideron si ide të gabuara. Gjithsesi Gashi ka thënë se nuk është i befasuar, pasi që sipas tij, qeveritarët e tanishëm “nuk dinë me bo kurgjo”

“Jam shumë i pakënaqur por jo i zhgënjyer – e kam ditë që s’dinë me bo kurgjo”, ka thënë ai.

“Po e marr si shembull atë hapësirën ku është dashur të ndërtohet Salla e Operës. Tash e pamë se si dështoi për vite me radhë. Por në vend që të kemi një hapësirë shumë të mirë me pemë e të gjelbëruar, tani kemi planin ku do të ndërtohet fakulteti ekonomik dhe ai i FSHMN-së. Pra Prishtina po bëhet kantier i madh ndërtimi”, shtoi ai. /Gazeta Express/