Shkëlzen Gashi i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë ministrit Latifi

E publikuar: 12/07/2022 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shkëlzen Gashi ia ka drejtuar një pyetje ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, lidhur me ikjen e mjekëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 pyeti se çka ka bërë Ministria e Shëndetësisë për ndaljen e ikjes së punëtorëve shëndetësor nga Kosova.

“Po du një pyetje për ministrin e Shëndetësisë, cka ka bo MSH-ja e Qeverisë së Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti nga subjekti politik VV që unë e kam mbështet dhe votu për me ndal ikjen e mjekësve dhe punëtorëve shëndetësor gjatë dy viteve për në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Tutje ai shtoi se nëse kjo ikje vazhdon kështu, atëherë Kosova do të ketë problem shumë serioz.

Sipas tij, Kosova do të mbetet vetëm me mjekë të dobët, pasi që të mirët thotë se po ikin nga vendi.

“Nëse vazhdon kështu, në fund të kësaj dekade kemi me pas problem shuëm serioz, kemi me mbet në duart e mjekëve më të dobët, pasi që ata që po janë të mirë vec po ikin”.