Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se PDK-ja e konsideron sukses të saj zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës.
Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se partia e tij e pranon zgjedhjen e Shiroka-Pulës si një nga rezultatet e marrëveshjes së fundit politike.
“PDK e ka marrë si sukses të vetin. Dhe e pranon si sukses të vetin, si presidente të vetën zonjën Justina Shiroka-Pula”, deklaroi Mustafa.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas ‘marrëveshjes’ së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.































