Duket si një kodër e madhe mbi të cilën është ndërtuar një rrugë, por në të vërtetë është një urë gjigante që kalon sipër një liqeni dhe lidh dy qytete në Japoni.
Ura e quajtur Eshima Ohashi është më e madhja në Japoni dhe e treta e këtij lloji në botë. Ajo kalon mbi liqenin Nakaumi në më shumë se 1.7 kilometër gjatësi.
Kjo urë lidh qytetet Matsue dhe Sakaiminato, ndërsa poshtë mund të kalojnë pa problem anije të mëdha.
Ajo ka dy korsi kalimi për makinat me gjerësi 11.4 metra. Në njërin krah ajo ka një pjerrtësi prej 6.1 përqindësh ndërsa në tjetrin 5.1.