Shfaqet në Kinë fenomeni ‘Tre diejt’ (Video)

E publikuar: 26/02/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dy orë, banorët e qytetit kinez Harbin, gëzonin një spektakël të pazakontë: një parhelion i shkaktuar nga akumulimi i kristaleve të akullit në atmosferë, ndryshe i njohur si një diell i shumëfishtë, shkruan Telegrafi.

Kristalet gjashtëkëndore reflektojnë dritën e diellit, e cila krijon një efekt optik që tregon një halo [fenomen diellor] me tre pika të ndritshme, ku në qendër qëndron dielli i vërtetë dhe në të dyja anët reflektimi i reve.

Për fenomenin që të ndodhë për kaq gjatë, presioni atmosferik duhet të jetë i qëndrueshëm, temperatura e ftohtë dhe sasia e nevojshme e lagështisë dhe e reve të akumuluara. /Telegrafi/