Sherifi – PSD-së: Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Kurtit flamurin kombëtar

E publikuar: 24/12/2021 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i NISMA, Bilall Sherifi, ka ironizuar me ‘’admirimin’’ e kryeministrit Albin Kurti, që ka për flamurin kombëtar, deris ka pyetur anëtarët e PSD’së se a do guxonin ta hiqnin atë nga Qeveria.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur anëtarët e PSD’së të cilës sot hoqën flamurin shtetëror, për të vendosur batanije në vend të tyre, se a do guxonin ta hiqnin flamurin kombëtar nëse do ishte i vendosur aty.

“Kollaj me flamurin e Kosovës, le të provojnë me ia heq Albin Kurtit flamurin kombëtar, pastaj e shohin çka ju ban”, ka shkruar Sherifi.