Sherifi: Haradinaj e ka kryer punën e vet, me Rikallon të merren organet e hetuesisë

E publikuar: 03/10/2017 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bilall Sherifi, deputet i NISMA’s, tha në Kuvend se kryeministri Haradinaj është marrë me rastin e ministrit Nenad Rikallo deri aty ku i ka takuar të merret, dhe tani, në rast të provave të reja kundër Rikallos, duhet të merren organet e hetuesisë.

“S’është më puna e kryeminisrit të merret me çështjen e Rikallos. Ai e ka kryer punën e tij duke pyetur institucionet se a ka dëshmi për akuza të tilla ndaj Rikallos”, tha Sherifi.

Ai gjithashtu tha se nuk mund të shpallet Rikallo fajtor, derisa nuk përfundojnë hetimet dhe proceset gjyqësore – që e kanë atë obligim, shkruan Express.

“Mos ta shndërrojmë parlamentin në gjykatë”, tha Sherifi në seancë të Kuvendit