Shërbimet sekrete e shohin Kosovën të rrezikuar nga sulmet terroriste

21.03.2015 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shërbimet sekrete e shohin Kosovën të rrezikuar nga sulmet terroriste

Ekstremizmi dhe terrorizmi paraqet rrezik për sigurinë dhe interesat e Kosovës. Si fenomen i përdorimit ekstrem të mjeteve të dhunshme, ai mund të prodhojë akte të dhunshme edhe në Kosovë, thuhet në raportin konfidencial të shërbimeve të inteligjencës, i shkëmbyer ndërmjet autoriteteve vendore e ndërkombëtare, të cilin e ka siguruar lajmi.net.

“Pozita gjeostrategjike e Kosovës është element shtesë, që mund të shndërrojë vendin si cak transiti për grupet e jashtme radikale dhe ekstremiste, si ISIS, Al Nusra dhe grupeve të tjera terroriste, të cilat në të shumtën e rasteve përdorin dhunën si mjet për realizimin e synimeve të tyre politike”, thuhet në këtë raport, për rrezikun që për momentin zanafillën e ka jashtë kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Nga përfundimi i luftërave në Ballkan, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë është përhapur fenomeni i doktrinës së ashtuquajtur selefiste, sipas të cilës, duke u thirrur mbi parime fetare të interpretuara me koncepte të ngushta dhe fanatike, si qasje strikte ndaj fesë islame, përjashton shpesh edhe katër shkollat e mendimit Maliki, Shafi, Hanbali dhe Hanafi, duke krijuar ligjet, sistemin dhe liderët e tyre me mësim-besimin strikt të islamit.

“Si rezultat i ekstremizmit është shfaqur trendi i pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktin në Siri dhe Irak, kryesisht praktikues të fesë sipas doktrinës selefiste, që i janë bashkuar grupeve terroriste si ISIS/L dhe Al Nusra”, thuhet në këtë raport konfidencial, derisa shqetësues përshkruhet niveli rritës i radikalizimit të tyre si pasojë e pjesëmarrjes në luftime, duke rënë në kontakt me persona dhe duke u bërë pjesë e celulave të caktuara terroriste.

Lexojeni edhe këtë: Ekskluzive: OJQ-të e para që përhapën ekstremizmin në Kosovë

Pjesëmarrja e shtetasve të Kosovës në luftimet në Siri paraqet shqetësim, sepse këta persona janë në kontakt me individë dhe grupe radikale/ekstremiste që janë trajnuar për përdorim të armëve, eksplozivëve, të cilët për arritjen e qëllimeve të veta kanë si metodë përdorimin e dhunës.

“Deri më tani Kosova është ballafaquar me raste individuale dhe grupe të vogla të organizuara, të cilët kanë shfaqur ide për planifikim dhe organizim të mundshëm për kryerje të sulmit ndaj personave të caktuar dhe ndaj individëve të tillë janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në këtë raport të siguruar nga lajmi.net.

Vazhdon:

Cili ishte qëllimi dhe motivi i pjesëmarrjes së kosovarëve në luftimet e Sirisë dhe Irakut?

Sa është numri i saktë i atyre që shkuan dhe sa prej tyre u kthyen?

Sa u vranë, sa po luftojnë ende dhe për sa të tjerë nuk ka informacione?

Cilat ishin zonat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë?

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Ukraina: Mbi 34,700 trupa ruse të vrarë në luftë

Ukraina: Mbi 34,700 trupa ruse të vrarë në luftë

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Macron nën presion, takon rivalët partiakë pas humbjes së shumicës

Macron nën presion, takon rivalët partiakë pas humbjes së shumicës

Biden: Me Zelenskyn flas 3 deri në 4 herë në javë

Biden: Me Zelenskyn flas 3 deri në 4 herë në javë

​Gjermani: Pensionet rriten nga korriku

​Gjermani: Pensionet rriten nga korriku

Zelensky i adresohet popullit ukrainas: Nesër nis një javë historike

Zelensky i adresohet popullit ukrainas: Nesër nis një javë historike

“Porti i Durrësit duhet të jetë rajonal”, Rama: Marrëveshja me Kosovën u shty

“Porti i Durrësit duhet të jetë rajonal”, Rama: Marrëveshja me Kosovën u shty

Vala e të nxehtit thyen rekorde në Gjermani

Vala e të nxehtit thyen rekorde në Gjermani

Reduktimi i gazit rus, Gjermania me masa

Reduktimi i gazit rus, Gjermania me masa

Rama për Ballkanin e Hapur: Secili do të marrë pjesën e vet të asaj që i takon

Rama për Ballkanin e Hapur: Secili do të marrë pjesën e vet të asaj që i takon

Sëmuret pasagjeri që po vinte në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente

Sëmuret pasagjeri që po vinte në Kosovë, aeroplani nga Zvicra bën ulje emergjente

Zgjedhjet në Francë: Macron humb shumicën absolute në Parlament

Zgjedhjet në Francë: Macron humb shumicën absolute në Parlament

Misteri i një avioni nisur nga Moska: Pse u ndal dhe në Beograd?

Misteri i një avioni nisur nga Moska: Pse u ndal dhe në Beograd?