Ekonomi

Shenjat e liberalizimit-Ambasada Gjermane nuk cakton më terminë?

01.05.2016 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shenjat e liberalizimit-Ambasada Gjermane nuk cakton më terminë?

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë nuk po cakton më terminë për aplikim për vizë.

Kështu së paku kanë deklaruar për lajmi.net, disa qytetarë të cilët gjatë kësaj jave ishin interesuar për terminë pranë kësaj ambasade.
“Më thanë mos prit fare se këtë vit nuk ka fare më terminë”, tha kjo qytetare, pa dashur t’i përmendet emri.

Kontakti me ambasadën gjermane të dielën ishte i pamundur. Megjithatë, një shenjë tjetër se liberalizimi i vizave duket të jetë afër, është edhe faqja  në internet e kësaj përfaqësie diplomatike.

Lajmi.net ka tentuar gjatë tërë ditës së sotme të hyjë në vegëzen për terminë për vizë në  faqen e internetit të kësaj ambasade, raporton lajmi.net.

Kështu nuk hapet faqja për terminë

Rëndom ka vite që në këtë mënyrë terminët caktohen nëpërmjet sistemit elektronik.

Por derisa vegëzat tjera të kësaj faqeje funksionojnë normalisht, vetëm ajo e caktimit të terminëve nuk është duke punuar.

Edhe pse nuk jepet asnjë sqarim se përse nuk funksionin kjo vegzë,  pas disa tentimesh, krejt çfarë shkruan është ‘provoni më vonë’.

Për më tepër, edhe shenjat e sigurisë që shërbejnë për të pasur qasje në këtë faqe tashmë janë mjegulluar dhe thuajse janë bërë të paidentifikueshme.

Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë deklaruar ditëve të fundit se liberalizimi i vizave është çështje ditësh dhe pritet që shumë shpejt të ndodhë, raporton lajmi.net

Presidenti Hashim Thaçi, liberalizimin  vizave e ka cilësuar si arritje të vonuar, ndërkohë që ish Presidenti Behgjet Pacolli, sot deklaroi se lëvizja e lirë e kosovarëve beson se do të ndodhë në pjesën e parë të këtij muaji, më saktësisht deri me 15 maj.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor që ende ka regjim të vizave. /lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje