Shembull i mirë kamarieri i Gjilanit gjen portofolin me para dhe ia kthen qytetarit

E publikuar: 08/11/2024 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ergin Salihu, një kamarier nga Gjilani, ka treguar një veprim të jashtëzakonshëm human. Gjatë orarit të punës në kafeterinë Tabù Lounge & Bar, ai ka gjetur një portofol që përmbante dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme të hollash, të cilin ia ka kthyer pronarit, shkruan Infosot.

Portofoli i përkiste një qytetari nga Gjilani dhe u dorëzua menjëherë nga Salihu te menaxhmenti i lokalit. “Pas verifikimit të identitetit të qytetarit, menaxherët e kafeterisë arritën ta kontaktojnë atë përmes rrjeteve sociale dhe i kthyen portofolin bashkë me të gjitha sendet.

Pronari i portofolit ka falënderuar me mirënjohje të thellë Erginin dhe gjithë stafin e Tabù Lounge & Bar për këtë veprim shembullor, duke e quajtur një akt human që meriton vlerësim të lartë.