Shefkije Islamaj shkarkohet nga Këshilli Drejtues i UP’së

21.10.2015 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shefkije Islamaj shkarkohet nga Këshilli Drejtues i UP’së

Raportohet se është shkarkuar edhe Kryesuesja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj.

Islamaj ka qenë për dy mandate kryesuese e Këshillit Drejtues ndërkaq pas lajmit për shkarkimin e rektorit, shoqëria civile ka përmendur emrin e saj, si një emër që duhet shkarkuar.

Ministri i Arsimit, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka marrë Vendimin 331/01B për shkarkimin nga pozita të anëtares së KD-së.

Në njoftimin e MASHT-it, thuhet se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton opinion që votimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu është mbajtur pa praninë e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 23 shtator 2015. Prof. Dr. Ismet Salihu, Prof. Dr. Isa Qosja dhe Univ. Prof. Dr. Sigurd Höllinger nuk kanë marrë pjesë në votimin e mbledhjes së sotme.

Vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” e thellon krizën në Universitet dhe dëmton nismat reformuese për përmirësimin e cilësisë.

Së këndejmi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka marrë Vendimin 331/01B për shkarkimin nga pozita të anëtares së Këshillit Drejtues, Dr. Shefkije Islamaj, për shkak të dështimit dhe shpërfilljes për të përmbushur detyrat e postit që ushtron dhe për të vepruar në përputhje me parimet e përcaktuara në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur