Shefi i OBSH-së: Lojërat Olimpike duhet të mbahen, pavarësisht rreziqeve

21.07.2021 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefi i OBSH-së: Lojërat Olimpike duhet të mbahen, pavarësisht rreziqeve

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të mbahen, në mënyrë që t’i tregojnë botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura.

Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë “si festë për shpresë”.

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, ka thënë ai.

Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, teksa rriten shqetësimet për siguri, meqë mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke shkuar në Japoni, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit përhapet shpejt në botë.

Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.

Shefi i OBSH-së ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus, meqë eliminimi i rrezikut është i pamundshëm.

“Shenjë sukesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”, ka thënë ai.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Lojërat Olimpike mund të kthehen në ngjarje “super-përhapëse”, marrë parasysh dhjetëra njerëzit e përfshirë, shkruan REL.

Lojërat Olimpike, që janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, do të mbahen këtë vit pa spektatorë, për shkaqe sigurie.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Imami arab në Gjermani urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

Imami arab në Gjermani urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

Berisha: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo

Berisha: Unë e mund Ramën në zgjedhje, Basha jo

Peci: Lista “Guxo” as pro e as kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Peci: Lista “Guxo” as pro e as kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Haziri: Presidentja ishte nën llupën e dy milionë shqiptarëve, e dha provimin

Haziri: Presidentja ishte nën llupën e dy milionë shqiptarëve, e dha provimin

Haziri: Ja pse Kurti deshti shtyerjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

Haziri: Ja pse Kurti deshti shtyerjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

Nikaj, PDK: Kurti po mundohet që përgjegjësinë e keqmenaxhimit të pandemisë ta bartë tek qytetarët

Nikaj, PDK: Kurti po mundohet që përgjegjësinë e keqmenaxhimit të pandemisë ta bartë tek qytetarët

​Mbërrin në Rinas një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

​Mbërrin në Rinas një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

LDK heq dorë nga fushata 30-ditore, e redukton në pesë

LDK heq dorë nga fushata 30-ditore, e redukton në pesë

Digjen varrezat në Hajvali

Digjen varrezat në Hajvali

Mbajtën aheng familjar në Klinë, gjobiten nga Policia

Mbajtën aheng familjar në Klinë, gjobiten nga Policia

Infektologu Tolaj: Kosova ka pasur më së shumti vdekje nga virusi, çuditem me heshtjen e autoriteteve

Infektologu Tolaj: Kosova ka pasur më së shumti vdekje nga virusi, çuditem me heshtjen e autoriteteve

Dy muaj pas emërimit si zv.drejtor i burgjeve, MD largon nga kjo pozitë Rasim Selmanin

Dy muaj pas emërimit si zv.drejtor i burgjeve, MD largon nga kjo pozitë Rasim Selmanin

Merkel: Ballkani ka rrugë të gjatë drejt BE-së

Merkel: Ballkani ka rrugë të gjatë drejt BE-së

Deputetja e AAK-së: U bë Kurti me kërku shtyrje të zgjedhjeve për me shpëtu një grusht vota

Deputetja e AAK-së: U bë Kurti me kërku shtyrje të zgjedhjeve për me shpëtu një grusht vota

Çollaku: Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është frikë e Kurtit nga humbja

Çollaku: Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve është frikë e Kurtit nga humbja

Këshilltari i Pacollit thotë se Kurti qëllimisht nuk e përmendi kryetarin e AKR-së në fjalim

Këshilltari i Pacollit thotë se Kurti qëllimisht nuk e përmendi kryetarin e AKR-së në fjalim