SHBA Gjilani: Kujtime, Mirënjohje dhe Plane të Reja për Vitin 2025

E publikuar: 21/12/2024 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një atmosferë e ngrohtë dhe festive mbizotëroi në një ndejë të organizuar nga disa anëtarë të grupit SHBA Gjilani. Të pranishmit sollën në kujtesë momentet më të bukura të ecjeve të tyre (hikingut), ku shijuan bukuritë e natyrës, forcuan trupin dhe kapërcyen kufijtë e gjeografisë nëpër këmbë, shkruan Ahmet Isufi..

Gjatë takimit, ata shprehën mirënjohje për aventurat e përbashkëta dhe ndanë plane për vitin e ardhshëm. Me këtë rast, grupi e përshëndeti Kryetarin e tyre, Beratin, duke i uruar kthim të shpejtë nga gurbeti për të vazhduar marshutat e planifikuara për vitin 2025.

“Shpresojmë të rikthehemi me energji të reja dhe të vijojmë traditën tonë të ecjeve,” thanë anëtarët ndërsa ngritën dolli për një vit të mbarë.

Urime për një vit të ri plot aventura dhe suksese nga SHBA Gjilani! Gëzuar 2025!