Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar të martën kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun, të cilin e ka quajtur shembull për një qeverisje të mirë dhe transformuese.
Shala ka thënë se Ferizaj është shembulli se nën udhëheqjen e PDK-së bëhet ndryshimi, ndërsa ka thënë se “së bashku, ne mund ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë qytetarët”.
“Në Ferizaj, me Kryetarin Agim Aliu, i cili është shembull për një qeverisje të mirë dhe transformuese. Ferizaj ka dëshmuar se Kosova mund të bëjë më mirë dhe është koha që Kosova të përjetojë të njëjtin ndryshim, i cili mund të arrihet vetëm nëse mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza. Së bashku, ne mund ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Shala.