Lajmet

Serwer: Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën nëse synon afrimin me BE-në, Rusia e Kina kundërshtojnë ndryshimet

28.10.2026 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serwer: Serbia duhet t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën nëse synon afrimin me BE-në, Rusia e Kina kundërshtojnë ndryshimet

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të shënojë një pikë kthese për demokracinë në Ballkanin Perëndimor, por ka theksuar se drejtimi ndërkombëtar i udhëheqjes së re mbetet i paqartë.

Në një intervistë për lajmi.net, Serwer ka thënë se lëvizja studentore mund të përballet me pengesa të mëdha në përpjekjet për ta ndryshuar kulturën politike në Serbi, duke përmendur kundërshtimet e mundshme nga institucionet shtetërore, parlamenti, Rusia dhe Kina.

Duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, ai ka theksuar se Beogradi duhet të tregojë fleksibilitet nëse dëshiron t’i përmirësojë raportet me Bashkimin Evropian.

Serwer këshillon Listën Studentore për raportet me Kosovën: Nëse doni përmirësim të marrëdhënieve me BE-në, zbatoni dhe nënshkruani marrëveshjet ekzistuese

“Ka pak bazë mbi të cilën mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Studentët në maj përsëritën pretendimin e Kushtetutës së Serbisë për sovranitet mbi Kosovën, por nëse Beogradi dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me BE-në, do të jetë i nevojshëm një fleksibilitet i caktuar për Kosovën. Do të sugjeroja që qeveria e re t’i zbatojë dhe t’i nënshkruajë marrëveshjet ekzistuese”, ka theksuar ai.

Ai ka kërkuar gjithashtu që SHBA-ja dhe BE-ja të insistojnë në reforma demokratike, liri më të madhe të mediave dhe bashkëpunim rajonal, duke theksuar nevojën për bashkëpunim me Kosovën dhe respektimin e integritetit të saj territorial.

Serwer ka kritikuar edhe mbështetjen e Beogradit për Listën Serbe, duke thënë se kjo duhet të përfundojë.

Duke vlerësuar rëndësinë më të gjerë të zhvillimeve politike në Serbi, Serwer ka thënë se fitorja e Listës Studentore mund të shënojë një pikë kthese për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, ky rezultat tregon se modeli i stabilokracisë, në të cilin stabiliteti politik përdoret si argument për tolerimin e mangësive demokratike, është një politikë e dështuar.

“Unë mendoj se fitorja e Listës Studentore është një tregues i qartë se stabilokracia është një politikë e falimentuar dhe se demokracia e vërtetë mund të mbijetojë në Ballkan. Nuk shoh se si Lista Studentore mund të mos shkëputet nga politikat e qeverisë së mëparshme në planin e brendshëm, por drejtimi i saj ndërkombëtar ende nuk është i qartë”, ka thënë ai.

Daniel Serwer është profesor dhe studiues i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen

“Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen

Konjufca: UÇK-ja na bashkon, shteti do t’i mbështesë krerët e saj në betejën e apelit

Konjufca: UÇK-ja na bashkon, shteti do t’i mbështesë krerët e saj në betejën e apelit

Çitaku shkruan për mbledhjen e parë të grupit që do ta hartojë strategjinë për Apel: Po vazhdon angazhimi dhe për ligjin

Çitaku shkruan për mbledhjen e parë të grupit që do ta hartojë strategjinë për Apel: Po vazhdon angazhimi dhe për ligjin

“Do ta përshkallëzojmë protestën”, listohen kërkesat para Qeverisë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

“Do ta përshkallëzojmë protestën”, listohen kërkesat para Qeverisë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Kurti: Medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm si shkolla fetare dhe institucione edukative e shkencore

Kurti: Medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm si shkolla fetare dhe institucione edukative e shkencore

Kryetarja Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

Kryetarja Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Kurti: Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar synon forcimin e investimeve dhe partneriteteve të reja

Kurti: Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar synon forcimin e investimeve dhe partneriteteve të reja

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Kuvendi tregon se çka u diskutua në takimin e Haxhiut me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kuvendi tregon se çka u diskutua në takimin e Haxhiut me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Rama: Siguria në Kosovë është stabile, shqetësuese mbetet lufta hibride e Serbisë

Rama: Siguria në Kosovë është stabile, shqetësuese mbetet lufta hibride e Serbisë

Hoxhaj: Nëse ka një gjykatë që e tmerron Gjyktën Speciale, ajo është Gjykata e Strasburgut

Hoxhaj: Nëse ka një gjykatë që e tmerron Gjyktën Speciale, ajo është Gjykata e Strasburgut

Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit

Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit

Qëndrimi ndaj Kosovës dhe temat e tjera, Martens: Program i Lëvizjes Studentore në Serbi është i tmerrshëm

Qëndrimi ndaj Kosovës dhe temat e tjera, Martens: Program i Lëvizjes Studentore në Serbi është i tmerrshëm