Lajmet

Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

28.10.2026 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se është i hapur për të bashkëpunuar me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, me kusht që të ketë një dialog serioz.

Ai ka thënë se shqiptarët nuk janë të interesuar për post vetëm sa për t’u paraqitur si të përfshirë, por se duan që kërkesat e tyre të plotësohen.

Kamberi theksoi se përparësi mbetet realizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përmes Planit 7-pikësh dhe zgjidhja e çështjeve urgjente si pasivizimi i adresave, përfaqësimi në institucione dhe arsimi.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka thënë ai në mesazhin për Listën Studentore, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Kamberi ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partnere të barabartë për të ndërtuar marrëdhënie normale përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Lista Studentore fitoi shumicën në Serbi në zgjedhjet e 25 tetorit. Ajo e rrëzoi Aleksandar Vuçiqin nga pushteti pas 12 vjetësh.

Akterë të kësaj liste kanë shprehur qëndrimin se për Kosovën e respektojnë Kushtetutën e Serbisë që e parasheh si territor të saj.

Shqiptarët në këto zgjedhje u bashkuan në një listë dhe siguruan dy ulëse pas një kohe të gjatë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen

Konjufca: UÇK-ja na bashkon, shteti do t’i mbështesë krerët e saj në betejën e apelit

Çitaku shkruan për mbledhjen e parë të grupit që do ta hartojë strategjinë për Apel: Po vazhdon angazhimi dhe për ligjin

“Do ta përshkallëzojmë protestën”, listohen kërkesat para Qeverisë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Kamberi: Të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por…

Kurti: Medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm si shkolla fetare dhe institucione edukative e shkencore

Kryetarja Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Kurti: Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar synon forcimin e investimeve dhe partneriteteve të reja

Protestat, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Kuvendi tregon se çka u diskutua në takimin e Haxhiut me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Rama: Siguria në Kosovë është stabile, shqetësuese mbetet lufta hibride e Serbisë

Hoxhaj: Nëse ka një gjykatë që e tmerron Gjyktën Speciale, ajo është Gjykata e Strasburgut

Haradinaj: Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit të Kurtit

Qëndrimi ndaj Kosovës dhe temat e tjera, Martens: Program i Lëvizjes Studentore në Serbi është i tmerrshëm