Masat e ftohta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore e kontinentit do të kushtëzojnë mot jostabil, me vranësira erëra , ulje të vlerave të temperaturave maksimale dhe reshje shiu.
Fillimi i javës do të jetë me diell ,ku në pjesen e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqerohen me reshje shiu. Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu ,ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar. Temperaturat maksimale nga e martja do të bijnë deri 18 gradë Celsiu.Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më tej nga veriperendimi me shpejtesi deri 11m/s.
Mot jostabil do të na shqeroj për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjete serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale .