Serbia nuk zbaton marrëveshjet ekonomike me Kosovën

13.07.2015 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia nuk zbaton marrëveshjet ekonomike me Kosovën

Bisedimet të cilat po zhvillohen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, nuk kanë dhënë rezultate të mira në aspektin ekonomik, madje disa marrëveshje që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike nuk kanë gjetur fare zbatim.

Kështu vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Marrëveshja kryesore e cila është jetësuar në praktikë, kujtojnë ata, është ajo për njohjen e vulave doganore.

Por, sipas tyre, efektet në Kosovë kanë qenë simbolike për arsye se Kosova ka eksport shumë të ulët krahasuar me importin e madh të produkteve të Serbisë që vinë në Kosovë.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dhënë disa fryte simbolike, por fatkeqësisht jo në nivelin e dëshiruar, për faktin siç shprehet Gashi, “Serbia është e prirë të nënshkruaj marrëveshje dhe të mos i zbatojë ato”.

“Një intervenim i drejtpërdrejtë në shtetin e Kosovës nga ana e Serbisë në aspektin ekonomik është edhe ndarja e vijave buxhetore të Serbisë për Kosovën, për arsye se ne ende kemi financimin e strukturave paralele nga Serbia në Kosovë përkundër faktit se me marrëveshjen e Brukselit të prillit të vitit 2013 është paraparë ndryshe”, shton Gashi.

Sa i përket çështjeve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë, siç janë energjia dhe telekomi, eksperti i çështje ekonomike Gashi, dyshon se mund të zbatohen edhe nëse arrihen marrëveshje.

“Sa i përket telekomit dhe energjisë ne jemi të vetëdijshëm se në veriun e Kosovës nuk ekziston një kontroll i autoriteteve të Kosovës për fatin se atje strukturat paralele janë 100 për qind nën kontrollin e Serbisë dhe çdo marrëveshje e cila do të dërgonte në shuarjen e strukturave paralele dhe inkuadrimin e asaj pjese në fushën e ekonomisë, respektivisht telekomin dhe energjinë në sistemin kosovar do të ishte e rëndësishme për Kosovën”, shton Gashi.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, në anën tjetër, kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të kenë ndikim më të madh tek Serbia në nënshkrimin e marrëveshjeve në aspektin ekonomik dhe zbatimin e tyre.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se shumë marrëveshje ekonomike të nënshkruara të cilat nuk kanë gjetur zbatim kanë penguar bizneset.

Ai thekson se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, e ka penguar në masë të madhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Delegacioni i Kosovës pothuajse në shumicën e rasteve po tregohet tejet tolerant dhe kjo tolerancë po e dëmton biznesin, ekonominë dhe prodhimtarinë. Kjo është duke vazhduar edhe me kartonët e gjelbër që ne vazhdimisht kemi pasur probleme me Serbinë. Transporti i Kosovës pothuajse shumë pak shfrytëzohet në Serbi për shkak të taksave që Serbia ia vë transportuesve kosovarë”, thekson ai, transmeton rel.

Sidoqoftë, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të avancojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë