Serbët kushtëzojnë kodin telefonik me Asociacionin e Komunave

01.07.2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët kushtëzojnë kodin telefonik me Asociacionin e Komunave

Ministri i Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq tha se shteti serb ka bërë një marrëveshje të mirë në sektorin e telekomunikacionit me Prishtinën. Sipas tij, Telekomi do të marrë licencën për të operuar në Kosovë, ku thirrjet në mes të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ngarkohen si thirrje ndërkombëtare.
“Besojmë se kemi bërë një marrëveshje të mirë në këto rrethana. Presim që do të nënshkruhet kur të arrihet para së gjithash edhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS)”, tha Lajiq për agjencinë Tanjug, transmeton Telegrafi.
“Për qytetarët, është e rëndësishme që thirrjet e tyre nga Kosova nuk do të tariforen si ndërkombëtare, por si thirrje lokale”, shpjegoi ministri.
Ai saktësoi se është rënë dakord që Kosova të merr një kod ndërkombëtar tre-shifror që do të dërgohet në ITU.
Në shkëmbim të saj, Lajiq tha se “Telekomi serb do të marrë licencën për funksionimin e telefonisë mobile, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2017”.
Gjithashtu, do të marrë edhe një licencë për telefoni fikse, e cila do të jetë e vlefshme në të gjithë territorin e Kosovës.
“Do të krijohet një filial në Telekomin e Kosovës, ku të gjitha ardhurat në Kosovë do t’i përkasin kësaj filiale të re, përkatësisht kompanisë, ndërsa kjo është e rëndësishme, sepse ajo do të rrisë vlerën e Telekomit para privatizimit të ardhshëm”, përfundoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

PSD kërkon nënshkrime nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje, Molliqaj: Po garojmë për të qenë opozitë

Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

ZRRE-ja merr vendim për të hyrat e operatorëve energjetikë

Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Musmurati emërohet nënkryetare e Prishtinës, Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në

Thaçi: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart…

Hashim Thaçi intervistë nga Haga: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Fatos Geci rikthehet me një koment tjetër të rëndë ndaj Thaçit: Lidhesh për krejt jetën me 19 maj

Mirena: Përparim Rama është shkëputur nga LDK, nuk është nën direktiva të Abdixhikut