Deputetët e opozitës po japin shumë vërejtje në lidhje me kodin telefonik shtetëror, e sidomos pas interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me këtë çështje.
Një shqetësim e ka ngritur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, sipas të cilit dihet se në Kosovë do të operojë telefonia e Serbisë dhe kur dihet se është edhe ligji për përgjimet atëherë sipas tij “çka nëse ky operator nuk do ta respektojë këtë ligj nuk do t’i lejohet qasja as AKI-së as askujt, por edhe nëse i respekton është rrezik i nxjerrjes së të dhënave jashtë vendit”, transmeton KP.
“Edhe në fushën e përgjimeve do ta kemi problem shumë të madh licencimin e një kompanie të përbashkët me atë të Serbisë”, tha Selimi.