Selim Pacolli : Do t’ua kthej Prishtinën, qytetarëve të saj

E publikuar: 27/09/2017 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli ka plan që t’u kthejë qytetarëve të Prishtinës qytetin e tyre, duke përfshirë edhe zgjidhjen për trafikun urban.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, sot tregoi se trafiku urban në kryeqytet është i papërshtashëm, shkruan infosot.

Konkretisht ai sot shfrytëzoi autobusin urban 6a, duke parë më afër parregullsit, apo mangsit e trafikut urban.
Ai synon që si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do ta bëjë më efiqient trafikun urban dhe do t’i evitojë mangsit, siç janë pritjet e qytetarëve nëpër stacione.

“Unë besoj se këto gjëra gjatë mandadit tonë nuk do të na ndodhin, besoj se qytetarëve të Prishtinës do t’u ofrojmë mundësi më të mirë të transportit dhe më efiqient. Sot është e vërtet se sot kemi disa autobus që kemi në qarkullim por që nuk janë të mjaftueshëm. Në programet e tona ne parashohim autobus elektrik që përdorin qnergji efiqiente” tha Pacolli.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të ofrohet mundësia që bileta me qenë universale, një bilet të jetë në qarkullim brenda ditës dhe nuk ka nevojë që të blejnë për seclin stacion nga një bilet mirëpo mund t’i shfrytëzojn të gjitha linjat e trafikut urban dhe kjo do të ishte një lehtësim shumë më i madh për qytetarët e Prishtinës.

“Ne kemi fol edhe për autobusët që janë ekologjik të cilët nuk e ndotin ambientin, të cilët do të jenë me norma evropiane dhe ne do ta përmbushim këtë gjë duke sjellë këta autobus” shtoi Pacolli.
Ai gjithashtu theksoi se kjo që po ndodh sot në këtë autobus dhe në këtë trafik nuk ofrojnë kushte të mjaftueshme për qytetarët e Prishtinës.