Sekuestrohet Agon Channel urdhër arresti për Becchettin (VIDEO)

09.06.2015 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sekuestrohet Agon Channel urdhër arresti për Becchettin (VIDEO)

Kompania Energy 770 mln lekë tatime të papaguara Shkëlzen Berisha dhe E.Bushati mbrojnë Becchettin Rai Tre “paralajmëroi” dy muaj më parë “stuhinë”.
Prokuroria e Tiranes leshon urdher arresti nderkombetar per pronarin e televizionit Agon Channel me dyshimet se eshte perfshire ne nje skeme te pastrimit te parave ne miliona euro. Po ashtu, edhe 4 kompani te tjera nen administrimin e Becchetit dhe te nenes se tij jane sekuestruar si te perfshira ne kete skeme. Arrestohet Erjona Troplini, ortake me 20 % te aksioneve ne kompanine e Becchetit “Cable System” dhe Pranvera Gjika drejtuese ne nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi. Sekuestrohen 60 % të aksioneve të 5 shoqerive te Becchettit, bllokohen llogaritë e shoqerive te Becchettit në banka të ndryshme.


Pesë shoqëri të administruara nga Francesco Becchetti dhe familjarët e tij, mes tyre televizioni Agon Channel ne pronesi te tij, dyshohet se janë të përfshira në një skemë të madhe të pastrimit të parave në miliona euro, me organizator italianin Becchetti, per te cilin eshte leshuar urdher arresti. Mbi këto dyshime të forta Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 60 % të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400 KV”, “Fuqi” si dhe ka bllokuar llogaritë e tyre në banka të ndryshme.

Të gjitha këto shoqëri janë të administruara nga Francescko Becchetti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, kjo e fundit e arrestuar nga policia. Nderkohe A1 Report meson se italiani Mauro de Renzis eshte administrator i Agon Channel. Po ashtu mesohet se urdhri i arrestit eshte leshuar vetem per Becchetin dhe de Renzis dhe jo per nenen e pronarit te Agon Channel, kjo per efekt te moshes se saj.

A1 Report mëson se për herë të fundit në Shqipëri Becchetti (tashme i shpallur ne kerkim) ka qenë katër muaj më parë, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Angli. Arrestimet e ortakes së Becchetit në Agon Channel dhe e drejtoreshës së filialit në Tiranë të një banke të nivelit të dytë u bë pasi gjykata kishte caktuar masën e sigurisë të arrestit me burg.

Vendimi për sekuestron e këtyre shoqërore është marrë me vendim gjykate, ndërsa hetimet nga Prokuroria e Tiranës kanë nisur prej vitit 2014. Organi i akuzës thotë se deri më tani ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin se këta persona kanë pastruar paratë përmes këtyre shoqërive, ndërsa kanë falsifikuar dokumentet në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës thotë se organizator i kësaj skemë të pastrimit të parave është Bechetti i cili në bashkëpunim me nënë e tij Liliana Condomitti kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.Erjona Troplini

Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchettit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti. Nëpërmjet manovrave financiare të shtrira në harkun kohor 2007-2013 dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, nënë e bir kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

“Energji” e nënës së Becchetit 770 milionë lekë detyrime tatimore të pashlyera
Po ashtu, rezulton se kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar.

Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj. Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti. Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, tashmë e arrestuar pas hetimeve që zbuluan skemën e pastrimit të parave.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu