Sektori privat, prioritet i qeverisë

15.05.2015 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sektori privat, prioritet i qeverisë

Përfaqësues të institucioneve të larta vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë, kanë thënë se Kosova ka nevojë për zbatimin e politikave të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike.

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa,ka theksuar se Qeveria e Kosovës tashmë ka përcaktuar politikat zhvillimore në sektorin publik dhe atë privat, por duke i dhënë përparësi sektorit privat, pasi ky sektor sipas tij, konsiderohet bazë për zhvillimin ekonomik.

“Të krijojmë një klimë që të gjithë ne do të mburremi për suksesin e bizneseve private dhe për pasurimin e tyre. Të gjithë ne duhet të luftojmë kundër pasurimit të atyre që shfrytëzojnë paranë publike në mënyrë joligjore, por të mburremi që pasurinë e tyre e bëjnë në bazë të punës dhe iniciativës private”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës do të bëjë përpjekje që të rris normën vjetore të rritjes ekonomike të Bruto Produktit Vendor, rrjedhimisht uljen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë.

Këto komente kryeministri Mustafa i ka bërë në një konferencë ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i burimeve të rritjes në Kosovë”, të organizuar nga Instituti “RIINVEST” më rastin e 20 vjetorit të themelimit.

Tomas Gnocchi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ,tha se fushat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë janë sektori privat, energjetika, bujqësia dhe arsimi.

Për t’i arritur këto, sipas tij, Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet për zhvillim.

“Si Bashkim Evropian do të donim të theksonim se Kosova duhet t’i dyfishojë përpjekjet e saj që në radhë të parë të ketë qasje gjithëpërfshirëse ndaj investimeve të huaja direkte dhe të përqëndrohet në mënjanimin e pengesave ekzistuese, siç janë burokracia e komplikuar dhe jo e përgjegjshme, korrupsioni shumë i përhapur, joformaliteti dhe gjyqësori joefikas dhe i stërngarkuar”, tha Gnocchi.

Kurse Chris Edwards, zëvendësdrejtor në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), ka thënë se vetëm përmes rritjes ekonomike në Kosovë mund të krijohen vendet e reja të punës.

“Aseti më i rëndësishëm i Kosovës është populli i saj dhe nëse qytetarët e Kosovës nuk kanë një punë të qëndrueshme atëherë ky aset do të humbet”,tha Edwards.

Nëse nuk gjenerohet rritje më e madhe ekonomike, Kosova mund të përballet me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike ka thënë Muhamet Mustafa, kryetar i Këshillit Organizativ të konferencës.

“Për të gjeneruar rritje ekonomike, investimet janë një ndër faktorët kryesor, Kosova investon pak, në krahasim me nevojat dhe vendet tjera. Rreth 22 – 24 për qind të Bruto Produktit vendor, shkojnë për investime. Kjo do të ishte në rregull për vendet e zhvilluara, por për Kosovën kjo është pak. Kjo vlerë duhet të rritet mbi 30 për qind”, tha Mustafa, raporton rel.

Sidoqoftë, gjatë kësaj konference të gjithë janë pajtuar se për të pasur rritje ekonomike dhe zhvillimin të përgjithshëm ekonomik, në rend të parë duhet të ndihmohet sektori privat.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë