Lajmet

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

13.11.2026 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, ku gjatë kontrollit të një veture janë gjetur 150,000 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit për media thuhet se rreth orës 19:00, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë, drejtuesi i së cilës, pas pyetjes nga zyrtarët doganorë, ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar të veturës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara. Fillimisht, drejtuesi i veturës ka deklaruar verbalisht se shuma ishte 120,000 euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150,000 euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Në përputhje me procedurat ligjore për mosdeklarimin e mjeteve monetare, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë këto veprime:

37,500 euro (25%) janë konfiskuar per mosdeklarim

112,500 euro (75%) janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

“Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare”,thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

Zemaj, Vitisë: Je mjeku i përjetshëm në specializim, qe 20 vjet je, e ke personale me specialistët

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Komuna e Prishtinës obligohet t’ia kthejë kompanisë Kosovatex mbi 1.29 milionë euro

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi

Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

“Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për ekstradim

“Braktisje e betejës për të vërtetën”, Osmani: Pse asnjë zyrtar shtetëror s’doli në mediat ndërkombëtare?

Paralajmëron Osmani: Ka përpjekje që Kosovës t’i rikthehen masat

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm