Sekreti i rezervave shtetërore…

04.10.2015 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sekreti i rezervave shtetërore…

Republika e Kosovës, që nga viti 2013 ka filluar me grumbullimin e rezerva shtetërore të mallrave, si produkte esenciale ushqimore, agro-ushqimore dhe produkte të derivateve të naftës, thonë zyrtarë qeveritarë.

Por, ekspertë të kësaj fushe, konsiderojnë se sasia e rezervave shtetërore, është shumë e vogël.

Rezervat shtetërore të mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste të luftës, apo rrezikut të drejtpërdrejtë nga lufta dhe në raste të fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha.

Rezervat shtetërore në Kosovë i përbëjnë produktet e miellit, orizi, sheqeri, konservat e mishit, makaronat, marmelata dhe kripa. Kurse, nga produktet joushqimore, Republika e Kosovës ka rezerva të derivateve të naftës.

Shaban Halimi, drejtor i Departamentit të rezervave shtetërore të mallrave, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregon se vlera buxhetore vjetore e këtyre rezervave është rreth 400 mijë euro.

Kjo sasi thotë ai, është e mjaftueshme, kurse në një periudhe deri shtatë vjeçare, sipas tij,sasia e rezervave shtetërore do të rritet.

Halimi thotë se mundësitë e Kosovës për rezervat e grurit, janë që të bëhet sigurimi i këtij produkti për 15 ditë për gjithë popullatën.

“Ne kemi planin strategjik dhe në këtë plan është planifikuar që rezerva të grurit të këtë për 15 ditë për gjithë popullatën. Dhe ky plan është në implementim. Pra, kemi arritur një sasi të konsiderueshme që është për lakmi”.

“Gjithashtu kemi produktet e naftës, produkt energjetik i rëndësishëm për ekonominë. Këtu kemi planifikuar që të kemi rezerva për tri ditë. Ndërsa, produktet agro-ushqimore janë produkte për mbajtjen e situatave të jashtëzakonshme, nëse ndodh ndonjë vërshim apo tërmet ku mund të rrezikohen rreth 20 mijë banorë”, shpjegon Halimi për Radion Evropa e Lirë.

Por, përfaqësues të organizatave joqeveritare, konsiderojnë se sasia e grumbulluar e rezervave shtetërore, është e pamjaftueshme.

Selatin Kaçaniku, nga organizata “ Konsumatori”, thotë se autoritetet kompetente duhet të rrisin buxhetin për këtë çështje, në mënyrë që të rritet sasia, por edhe numri i produkteve si rezerva shtetërore.

“Kjo sasi nuk i mjafton popullatës së përgjithshme të Kosovës as për pesë orë. Dhe, natyrisht, është opsion i mundësive dhe jo opsion i nevojave”, thotë Kaçaniku.

Shaban Halimi, ndërkaq, tregon se të gjitha rezervat shtetërore ruhen dhe mbikëqyren nga operatorët ekonomikë privat. Por, që vend -ndodhja e tyre sipas ligjit në fuqi, mbetet sekret shtetëror.

“Shteti nuk ka trashëguar deponi të dizelit, mullinjtë të cilët plotësojnë kriteret për ruajtjen e grurit janë privatizuar, pra në pronësi të shtetit nuk ka. Kemi gjetur modalitetin përmes tenderimit publik dhe kritereve shumë specifike për ruajtjen e produkteve agro- ushqimore, sidomos grurit. Dhe, normalisht, përmes tenderimit publik këto ruhen në operatorët privat ekonomikë”, thekson Halimi.

Kriter për përcaktimin e sasisë për rezervat shtetërore merret numri i popullatës dhe lloji i produktit, ku shtetet, sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike, sigurojnë p.sh. grurin për të gjithë popullatën për një vit në bazë të konsumit vjetor, raporton rel.

Ndërsa, kriteret për sasitë e produkteve tjera agro-ushqimore dhe joushqimore, janë numri i banorëve që mund të përfshihen në një rast katastrofe natyrore dhe numri i ditëve për furnizimin e tyre me produktet e nevojshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare