Seancë ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt, Molliqaj: Kësaj radhe nuk kemi festë

E publikuar: 18/01/2023 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për mbajtjen e seancës përgatitore ndaj ish krerëve të UÇK-së më 17 shkurt- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se “dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Speciales”.

Molliqaj tha se në këtë 17 shkurt nuk ka festë, por kjo datë “thërret për reagimin e secilit”.

“Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti po merr shumë kuptime. Kësaj radhe nuk kemi festë. Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Pavarësisë gjykohet UÇK-ja

Dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale. Bash ditë gjykimi, për ata që mbahen peng dhe për ne si shoqëri që deshëm çlirimin.

Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale.

Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

17 shkurti po merr shumë kuptime. Kësaj radhe nuk kemi festë. Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë.