S’bën punë as Nuland. Hashim Thaçi drejt dështimit- nuk ka fuqi në PDK!

15.07.2015 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’bën punë as Nuland. Hashim Thaçi drejt dështimit- nuk ka fuqi në PDK!

As vizita e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland që i bëri Kosovë të dielën e kaluar, e ku temë kryesore ishte Gjykata Speciale, duket se nuk po bën punë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, që i thanë jo amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, vazhdojnë edhe më tutje të mos ndërrojnë qëndrimin e tyre.

Burime të Gazetës Blic brenda partisë më të madhe në vend, thonë se Hashim Thaçi po tregohet i pafuqishëm për t’i bindur deputetët e PDK-së që të votojnë pro themelimit të Speciales.

Në mbledhjen e para tri javëve të Kuvendit, kur dështoi themelimi i Gjykatës Speciale, ishin hiq më pak se 13 deputetë të PDK-së të cilët me votën e tyre bën që të dështoi kalimi i amendamentit kushtetues. Nga këta 13 deputetë, 4 prej tyre nuk morën pjesë fare në votim, 2 të tjerë abstenuan dhe 7 të tjerë votuan kundër.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Thaçi edhe pse u zotua para Nuland se do ta votojnë themelimin e Speciales, ai deri më tani nuk ka arritur që t’ia kthej asnjërit prej tyre mendjen.

“Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje”, tha ky burim.

Edhe vetë lideri i PDK-së, Hashim Thaçi e ka pranuar dje se është i pafuqishëm. Ai ka thënë se riprocedimi në kuvend i amendamentit kushtetues, që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale do të ndodhë vetëm atëherë kur koalicioni i ka numrat.

Ndërkohë, këshilltari i kryeministrit për cështje ligjore, Besnik Berisha i ka thënë Gazetës Blic se nuk kanë ndonjë strategji a plan konkret se si ta riprocedojnë në Kuvend amendamentin kushtetues. Megjithatë, ai ka shtuar se ka rrugë ligjore për ta bërë një gjë të tillë, ndonëse nuk ka dhënë detaje.

Në anën tjetër, opozita konsideron se do të ishte fundi i demokracisë në Kosovë nëse do të ndodhte ky riprocedim.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se nëse do të ndodhë riprocedimi i amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, do ta fundoste demorkacinë në vendin tonë.

Ndërkohë, shoqëria civile sot ka kërkuar nga liderët e partive politike që të mos u bëhet presion deputetëve për Gjykatën Speciale.

Instituti Demokratik i Kosovës deklarimet dhe zotimet e vazhdueshme të pushtetarëve se amendamenti që i hap rrugë Speciales do të rikthehet dhe do të votohet në Kuvendin e Kosovës i sheh si presion karshi deputetëve.

Driton Selmanaj nga ky Institut ka thënë se kjo mund të shihet si presion, por ka thënë se nuk është çudi që deputetët të ndryshojnë mendimin. Ai ka thënë se riprocedimi nuk është praktikë e zakonshme, por ka përmendur disa raste nga e kaluara kur brenda ditës deputetët kanë votuar në mënyra të ndryshme, duke mos e ditur se çka po votojnë.

Selmanaj ka marrë si shembull edhe rezoluta duke thënë se një ditë është votuar një rezolutë e të nesërmen një kundërrezolutë nga deputetët. Ai ka thënë se është mirë që riprocedimi i çështjeve në Kuvend nuk është e rregulluar me Rregulloren e Kuvendit, sepse në të kundërtën, sipas tij, duke riproceduar disa herë të njëjtën çështje, Kuvendi do të ishte një institucion pa integritet.

Merdiet serbe, ndërkaq, kanë raportuar se SHBA-të i kanë dhënë afat Kosovës që deri më 1 gusht ta themelojnë Gjykatën Speciale.

Në të kundërtën, analistët politik në vend konsiderojnë se nëse koalicioni do të dështoj ta themeloj Gjykatën, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit