SBASHK-u tërheq vërejtjen, nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

26.10.2015 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
SBASHK-u tërheq vërejtjen, nuk ka lojëra me kontratën individuale të punës

Duke vizituar komunat e Kosovës e duke bashkëbiseduar me mësimdhënësit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë kuptuar se drejtoritë komunale të arsimit janë vonuar me dhënien e kontratave individuale të punës, duke lejuar që të kalojë shtatori e duke bërë kështu që të punësuarit në arsimin parauniversitar të punojë pa kontrata pune

Kjo vonesë nuk ka arsyetim sepse Kontrata individuale të punës me tekstin unik për tërë territorin e Kosovës është punuar para përfundimit të vitit të kaluar shkollor dhe është promovuar para medieve nga vetë ministri Bajrami.

Siç thuhet në komunikatën e SBASHK-ut, nga bashkëbisedat me mësimdhënës kuptohet se disa DKA , përveç vonesës në nënshkrimin e kontratave individuale të punës po kanë tendenca që të mos e respektojnë Udhëzimin Administrativ Nr. 10 të MASHT për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky Udhëzim i datës 1 shator 2015 tregon qartë se kujt i takon kontrata individuale e punës në afat të pacaktuar. MASHT-i për të hequr çdo dilemë të bashkëngjitur me Udhëzimin Administrativ nr. 10, u ka dërguar DKA-ve e përmbajtjen e plotë të Kontratës individuale të punës.

SBASHK-u kujton drejtorët e drejtorive komunale të arsimit se edhe ata bashkë me përfaqësues të MASHT-it e të SBASHK-ut bashkërisht kanë hartuar tekstin unik të kontratave individuale të punës dhe janë pajtuar me tekstin final të saj dhe prandaj tani nuk e kanë edhe as një arsye të bëjnë lojëra me të.

SBASHK-u kujton po ashtu DKA-të se është duke mbledhur gjithë ankesat e mësimdhënësve që u është bërë e padrejtë, qoftë me rastin e ndarjes së orëve, qoftë edhe me kontratat individuale të punës dhe se ato do t’i prezantojë në MASHT duke kërkuar angazhimin serioz e të menjëhershëm të Departamentit të Inspektorëve qendror dhe të atyre në për regjione.

Inkurajojmë anëtarët e vetë që të mos heshtin po t’i paraqesin të mbështetura me argumente e fakte gjithë shkeljet që u bëhen nga DKA-të sepse do ta kenë përkrahjen e plotë të SBASHK-ut dhe besojmë edhe veprimin konkret të MASHT-it. Këtë e themi ngase në shumë raste të tilla jemi angazhuar dhe bashkërisht me MASHT-in dhe inspektorët e arsimit e kemi quar drejtësinë në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare