Pas deklaratave të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami se është në vlerësim financiar cështja e dhënies së kontributeve për mësimdhënësit e viteve të 90’ta dhe se mësimdhënësit e atyre viteve nuk kanë nevojë për dekorata, kanë reaguar këta të fundit.
Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ka thënë se çështja e kontributeve është e rregulluar me ligj.
Ai ka thënë se mësimdhënësit duhet të marrin dekorata si dhe tu paguhen kontributet.
“Bëhet fjalë për vitet më të rënda të çështjeve të arsimit në Kosovë”, ka thënë Jasharaj.
Ai u shpreh se nëse nuk plotësohen kërkesat e SBASHK’ut nga ana e ministrisë atëherë, fundi i muajit shtator do ti gjejë shkollat kosovare në grevë.
“Nëse nuk plotësohen kërkesat, profesorët janë të vendosur për grevë”, ka thënë Rrahmanaj.