Sanchez dhe Ozil, drejt rinovimit me Arsenalin

19.11.2015 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sanchez dhe Ozil, drejt rinovimit me Arsenalin

Te Arsenali ka ardhur koha që të mendohet për kontratat e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “Daily Mirror”, sulmuesi kilian dhe përfaqësuesit e tij tashmë e kanë arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e klubit londinez për nënshkrimin e një kontrate të re deri në vitin 2020, kontratë nga e cila Sanchez pritet të përfitojë 40 milionë paundë.

E gjithë kjo lëvizje e Arsenalit u bë duke parë interesin e shfaqur së fundmi nga Reali i Madridit për futbollistin kilian, i cili mbërriti në Londër në verën e vitit 2014, kur la skuadrën e Barcelonës për 33 milionë paundë.

Pas Sanchez, radhën për të rinovuar kontratën me Arsenalin do ta ketë Mesut Ozil, i cili këtë sezon po bën një paraqitje shumë të mirë dhe deri tani ka dhënë 10 asist, më shumë se çdokush tjetër në të gjitha ligat më të rëndësishme në Evropë. Ozil u bashkua me Arsenalin në vitin 2013, me “Topçinjtë” që derdhën në arkat e Realit të Madridit 42 milionë paundë, ndërkohë që me mesfushorin gjerman nënshkruan një kontratë me një pagë prej 140 mijë paundë në javë, shkruan TopChannel.

Tashmë, drejtuesit e Arsenalit kanë nisur bisedimet me futbollistin dhe agjentët e tij dhe shumë shpejt pritet që gjithçka të mbyllet. Mësohet se Arsenali i ka propozuar Ozilit një kontratë që shoqërohet edhe me një rritje të pagës në 160 mijë paundë në javë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)