Sampdoria interesohet për Mavraj

24.08.2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sampdoria interesohet për Mavraj

Është Mërgim Mavraj objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e skuadrës italiane. Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qëndërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017. Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane Tuttomercatoweb, është pikërisht Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato. 30-vjecari i kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Këlni, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund ti shtyjë drejtuesit e Këlnit ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero.

Ish lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në Euro 2016-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biasi në të treja ndeshjet e grupit A. Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve transfermarkt.de, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjecarit me shumën e 1,75 milionë Eurove. Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar./supersport.al
/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)