
‘Salmonela në ‘Meka Halal food’ – Latifi: Ua helmuan mendjen, tash edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj
Profesori Blerim Latifi, komentoi rreptë raportet e fundit se agjencia AUV i ka sekuestruar tonelata mish të rrezikshëm për konsum.
Latifi qartë i irrituar ndërlidh çështjen dogmatike me qasjen e të bërit biznes në treg.
“Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj. Gjithë e kam ditë: këta janë botë e errët, botë e njerëzve të ligj.”
Burim Piraj, pronari i kompanisë, në një prononcim për Insajderin, ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur ndonjë tentativë për të futur në treg mish të kontaminuar. Ai kishte deklaruar se kanë bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi duke izoluar produktin e kontaminuar .
“Kjo që po thuhet nuk qëndron aspak. Nuk bëhet fjalë as për mish të bardhë pule, as për ndonjë pretendim tonin të tillë. Ka qenë fjalë për mish pule të destinuar për përpunim. Gjatë importit, është marrë mostra nga Dogana dhe në bazë të asaj mostre është përpiluar procesverbali përkatës, ku na është urdhëruar që malli të vendoset në depo dhe të mos shfrytëzohet – sipas ligjit. Kështu edhe kemi vepruar”, deklaroi Piraj.