Sali Zyba Akuzohet për Heqje të Flamurit (Video)

04.03.2016 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sali Zyba Akuzohet për Heqje të Flamurit (Video)

Shefi i Sektorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës Sali Zyba akuzohet për dëmtim të pasurisë.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua sot seanca ndaj Sali Zybës, anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Gjyqtarja Elife Uka ia tregoi të akuzuarit të drejtat dhe obligimet.

Pas kësaj Zyba, duke iu drejtuar gjyqtares tha se nuk e di pse ndodhet në këtë takim.

Gjyqtarja pastaj  e pyeti prokurorin se a e ka plotësuar detyrimin e tij ligjor  për ta pajisur me shkresa të lëndës të akuzuarin.

Prokurori tha se për këtë janë caktuar dhjetë seanca dhe asnjëherë i akuzuari nuk ka marrë pjesë.

Pasi i akuzuari nuk është pajisur me shkresat e lëndës, gjyqtarja mori vendim që kjo seancë të mos mbahej dhe e obligoi prokurorin që ta pajisë Zybën me shkresat e lëndës.

Asistentja e gjyqtares kërkoi nga i akuzuari të nënshkruhet procesi dhe i ofroi një kopje të aktakuzës, por i akuzuari të nënshkruante procesin dhe të pranonte kopjen e aktakuzës.

Seanca e radhës u caktua për datën 22 mars.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com shihet se Zyba akuzohet për largimin e flamurit shtetëror nga shtylla e tij te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

Këtë vepër sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës Zyba e kishte kryer në vitin më 27 nëntor 2013, dymbëdhjetë minuta pas mesnatës.

Prokuroria bën me dije se Zyba atë natë e kishte zhvendosur flamurin shtetëror, duke e lënë në tokë me qëllimin që për 28 nëntorin e atij viti ta vë flamurin kuqezi.

Sipas prokurorisë Zyba ishte vërejtur nga policia gjatë kryerjes së këtyre veprimeve, për t’u dërguar në Stacionin Jugu të Prishtinës.

Zyba akuzohet për asgjësim, apo dëmtim të pasurisë. Kjo vepër penale dënohet me burgim deri në një vit.

Zyba u arrestua më 29 shkurt në vendin e tij të punës në Komunën e Prishtinës. /Kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje