Tema1

Sa të lumtur janë të rinjtë e Kosovës?

20.03.2016 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shumë nga të rinjtë në Kosovë, thonë të jenë duke jetuar në një ambient ku ka shumë pak vend për të qenë të lumtur. Për të rritur lumturinë, vlerësojnë ata, duhet të krijohen rrethana më të mira shoqërore.

Njëzet Marsi është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe shërben si thirrje vendeve që të përshtatin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e disa të rinjve, të cilët flasin për problemet që iu paraqiten atyre, e që rrjedhimisht i bëjnë ata të mos ndihen të lumtur.

Adhurim Rama, student në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se në një vend ku nuk ka perspektivë, lumturia është inekzistente.

“Të lumtur më bën vetëm familja ime. Vendi ku unë jetoj, pra Kosova, nuk më bën të lumtur fare, nuk ka perspektivë, nuk ka çka të bën të lumtur. Te lumtur do të na bënte rritja ekonomike, mos të kishte qenë kaq e lartë shkalla e papunësisë dhe varfërisë, pra mos me pasë kaq shumë njerëz të varfër”, thotë Adhurimi.

Njomëza, 24-vjeçare, nga Prishtina, përmend mjaft probleme që i pamundësojnë asaj shumë herë të ndihet e lumtur në vendin ku ajo jeton.

“Kosova nuk është vend, i cili të bën të lumtur, duke u nisur nga fakti se nuk ka shumë vende që mund të dalim dhe të ndihemi mirë, pastaj jemi popull që nuk mund të lëvizim jashtë vendit që të ndihesh më mirë”, thotë ajo.

Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Danimarka është vendi më i lumtur në botë.

Raporti, i cili ka analizuar gjendjen e lumturisë në 157 vende, Kosovën e ka radhitur në vendin e 77-të.

Raporti më i ri për Lumturinë në botë ka analizuar bruto prodhimin e brendshëm për kokë banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë të tjerë.

Ky raport kishte konstatuar se njerëzit janë më të lumtur në shoqëritë ku ka më pak pabarazi.

Granit Rusolli, studion Gjuhën Gjermane në Universitetin e Prishtinës. Ai vlerëson se të rinjtë e Kosovës, krahasuar me të rinjtë e vendeve evropiane, kanë nivel të ulët të lumturisë.

“Niveli, sa i përket lumturisë në Kosovë, është mestar, dhe nuk ka kushte të zhvillohet vendi, ekonomia, nuk ka financa për vendin që me qenë njerëzit e lumtur në nivel të vendeve evropiane si Zvicra, Luksemburgu e të tjera”, shprehet Graniti.

Ndërkaq, Vesa Sopjani, studente e Pikturës në Fakultetin e Arteve, thotë të jetë e lumtur me atë se çfarë i ka ofruar jeta.

“Lumturia ka të bëjë edhe me anën shpirtërore dhe jo vetëm nga ambienti, i cili të rrethon. Mendoj se njeriu kur dëshiron të jetë i lumtur, mund t’i krijojë mundësitë”, konsideron Vesa.

Për të qenë të lumtur të rinjtë, thotë Doruntina, 20 vjeçe, duhet të punohet më shumë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

“Kur e ke një punë të mirë, pra kur arrin të punësohesh pasi t’i përfundosh studimet, ajo të bën të lumtur”, thotë Doruntina.

Shprehja e lirë e mendimit në çdo vend ku je i pranishëm e bën të lumtur Dijon Kamenin, nxënës në Shkollën e Mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë:

“Mund të them që ndihem shumë i lumtur prej çdo gjëje që na ofrohet tani dhe fakti që ne jemi të lirë. Çdo gjë që ne kemi, mund ta shprehim dhe kjo më bën të lumtur”.

Që të ndihet dikush i lumtur, thotë Lumbardha, duhet të ketë përmirësim të mirëqenies sociale dhe mjedisore, transmeton rel.

“Deri diku, në njëfarë niveli janë bërë përmirësime në zhvillimin ekonomik dhe këto gjëra të bëjnë të lumtur. Kur e sheh që po ecin gjërat në të mirë të vendit, ne lumturohemi”, shprehet Lumbardha.

Njëzet Marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës