Sa paguhet një Presidenti amerikan?

18.02.2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në SHBA, mjekët dhe menaxherët janë ndër më të paguarit. Të parët fitojnë rreth 247 mijë dollarë në vit, ndërsa të dytët mbi 180 mijë dollarë. Po sa paguhet vetë presidenti amerikan? Duke e krahasuar me profesionet më të paguara, jo dhe aq shumë. Presidenti amerikan merr një rrogë 400 mijë dollarë në vit, transmeton sot Shekulli. Për shpenzimet ekstra, për të parashikohet në buxhet një shtesë prej 50 mijë dollarësh në vit.

Rroga e drejtuesit të SHBA-ve ka pësuar ndryshime në vite. Presidenti i parë, Xhorxh Uashington, paguhej 25 mijë dollarë në vit, kur mori detyrën në vitin 1789. Mund të duket fare pak, por nëse e llogarit me vlerën që dollari ka sot, rroga e tij përllogaritet rreth 600 mijë dollarë. Që nga viti 1789, rroga e presidentit amerikan ka pësuar pesë herë rritje. Rritja më e fundit është ajo e miratuar në vitin 2001 nga Kongresi, kur u vendos dyfishimi i pagesës vjetore nga 200 mijë në 400 mijë dollarë.

Megjithatë, ajo që nuk duhet ngatërruar është termi rrogë dhe të ardhura. Nëse presidenti Obama paguhet 400 mijë dollarë në vit, në 2011-n, të ardhurat e tij vjetore ishin 790 mijë dollarë, falë investimeve dhe publikimit të librit të tij. Si shumë punonjës dhe zyrtarë, edhe presidenti ka benefite shtesë në rrogën e tij. Ato përfshijnë transportin falas me limuzinën presidenciale, me mjetet e transportit ujor të “Marine One” dhe ato të transportit ajror “Air Force One”, si edhe strehimi pa kosto në Shtëpinë e Bardhë. Një tjetër përfitim financiar shtrihet përtej përfundimit të mandatit presidencial. Edhe pas largimit nga posti, emri i presidentit amerikan mbetet në listën e pagave, çka do të thotë pension vjetor prej 200 mijë dollarësh, kujdes shëndetësor falas, udhëtime zyrtare të financuara nga shteti dhe një zyrë për të cilën nuk i duhet të paguajë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur