Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se e konsideron se është e “pakuptimtë” që forcat e qeverisë siriane t’i përmbahen marrëveshjes së armëpushimit përderisa ata po sulmohen nga rebelët.
“Duke konsideruar se kushtet e armëpushimit nuk janë duke u respektuar nga rebelët, ne e konsiderojmë të pakuptimtë që forcat e qeverisë siriane ta respektojnë armëpushimin në mënyrë të njëandhshme”, ka thënë zyrtari nga Ministria e Mbrotjes, Sergei Rudskoy.
Ministria ka thënë se është duke monitoruar gjendjen në terren dhe kanë gjetur 53 shkelje të armëpushimit në Siri vetëm në 24 orët e fundit.
Ka informacione se grupet e opozitës së moderuar siriane janë bashkuar me “grupet terroriste” dhe se po përgatisin sulme të përbashkëta, pretendon ministria ruse.
Marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi më 12 shtator.