​Rusia po përgatitet të dërgojë 2500 rezervistë në Ukrainë

E publikuar: 16/05/2022 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusia planifikon të dërgojë deri në 2500 rezervistë në Ukrainë, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

Rezervistët aktualisht janë duke u trajnuar në rajonet Voronezh, Belgorod dhe Rostov të Rusisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Komanda e forcave të armatosura të Federatës Ruse po përpiqet të rekrutojë personel dhe të përdorë rezervistë për të kompensuar humbjet e trupave të saj,” tha ushtria ukrainase.

Kjo vjen pasi aleatët perëndimorë të Ukrainës thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ecën sipas planit të paraparë, me Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe që vlerëson se Vladimir Putin mund të ketë humbur një të tretën e trupave të tij që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.