Rusia e gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën

E publikuar: 01/11/2024 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një dysh i përcjellë me 36 zero, për kufizimin e kanaleve mediatike shtetërore ruse në YouTube.

Në dollarë, kjo nënkupton se nga gjiganti teknologjik është kërkuar të paguajë 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë, raporton BBC.

Përkundër se është një prej kompanive më të pasura, shuma është shumë më e lartë sesa vlera prej 2 trilionë dollarësh e Google.

Në të vërtetë, është shumë më e lartë sesa totali i GDP-së së botës, e cila vlerësohet të jetë 110 trilionë dollarë, sipas FMN-së.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka pranuar se as ai “nuk mund ta lexoj këtë numër” por i kërkoi “menaxhmentit të Google që ta kenë vëmendjen”.

Kompania nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës ruse.