Rusi: Zjarr i madh në Siberi

E publikuar: 12/04/2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zjarri i madh i ndihmuar nga era e fortë i ka përfshirë më se 100 shtëpi në rajonin Khakasia në Siberi të Rusisë. Zyrtarët lokalë thanë se 16 sipërfaqe të banuara në katër rrethe, janë prekur nga zjarri, që kishte filluar pasi dikush në mënyrë ilegale e kishte djegur barin. Së paku 15 vetë janë lënduar, dy prej tyre seriozisht.