Rummenigge: Premier League po e mund Bundesligën

17.07.2015 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rummenigge: Premier League po e mund Bundesligën

“Bundesliga duhet të jetë më aktive dhe të bëjë një hap përpara nëse nuk dëshiron të thellojë diferencën financiare me Premier League”. Këmbanës së alarmit i bie drejtori i përgjithshëm i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, i cili analizon statistikat pasi marrëveshja televizive e kampionatit anglez ka regjistruar një rekord të ri për sezonin 2016-2017 me një rritje prej 71 % në total krahasuar me vitin 2012. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, Premier League do të fitojë rreth 5 miliardë Paund për tre sezonet në vazhdim, ndërsa aktualisht, Bundesliga përfiton rreth 440  milionë Paund osë diçka më shumë se 500 milionë Euro në sezon. Duke analizuar këto të dhëna, Rummenigge thekson se në të ardhmen, skuadra si Chelsea apo Manchester United do të jenë më të forta financiarisht se Bayerni i Mynihut.

“Bundesliga duhet të veprojë menjëherë. Anglezët po na parakalojnë në çdo krah, djathtas, majtas dhe në qendër. Këtu nuk kam parasysh aktivitetin e tyre në merkato por në termat e marketingut televiziv. Bundesliga duhet të jetë e kujdesshme dhe të mos lëshojë më terren në këtë aspekt”.

Në vijim, Rummenigge përqëndrohet te fushata që ka nisur Bayerni në Azi dhe te tre ndeshjet që duhet të zhvillojë në Kinë brenda 9 ditësh, çka mund të ndikojë në formën fizike të grupit. Ai nuk e bën situatën tragjike, duke theksuar se gjithçka është e planifikuar nga klubi për të nisur një erë moderne në organizimin e aspektit të marketingut.

“Këto udhëtime janë shumë të nevojshme sepse mbi të gjitha na japin favore të mëdha ekonomike. Ne nuk i bëjmë për qejt dhe në këtë pikë duhet të jemi që të gjithë realistë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)