Rrugët kryesore të kryeqytetit, të pastruara nga bora

05.01.2016 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrugët kryesore të kryeqytetit, të pastruara nga bora

Reshjet e para të borës kanë shkaktuar telashe të konsiderueshme në kryeqytet. Raportet policore flasin se ka pasur disa aksidente në të cilat janë përfshirë disa vetura.
Në një aksident në rrugën “Bledi” janë përfshirë 8 vetura. Në 3 aksidente të tjera, në rrugët “Eqrem Çabej”, “Isa Kastrati” dhe “Gazmend Zajmi” janë përfshirë pesëmbëdhjetë vetura. Në Rrugën B, për shembull , kanë ndodhur 5 aksidente, ku në secilin janë përfshirë me nga dy vetura. Në “Eqrem Çabej”, vetëm në dy aksidente janë përfshirë 11 vetura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Autoritete komunale vazhdimisht kanë raportuar se 6 kompanitë e kontraktuara nga komuna me gjithsej 40 mjete të punës, nga e diela kur kanë filluar reshjet kanë bërë përpjekje për pastrimin e rrugëve dhe se rrugët kryesore i kanë pastruar të gjitha.

Për rrugët dytësore kanë thënë se janë në proces. Kanë thënë se i kanë pastruar edhe disa nga trotuaret në kryeqytet, kurse nga e marta do ta angazhojnë për pastrimin e trotuareve edhe NPL “Hortikulturra”.

“Reshjet kanë qenë të dendura dhe ka qenë e pamundur që përnjëherësh të pastrohen të gjitha. Kryesisht, asnjë rrugë kryesore nuk ka qenë e bllokuar”, ka thënë Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, njëherësh drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ekipet kanë punuar deri në orën 2 pas mesit të natës dhe po vazhdojnë me hedhjen e kripës dhe rërës”, ka thënë Sejdiu të hënën pasdite, teksa ka shtuar se kompanitë e kontraktuara nga komuna janë treguar të përgjegjshme për punën që e kanë.

Ai ka shtuar se ekipet e dy drejtorive komunale: Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Inspektorisë janë duke mbikëqyrur punën e kompanive. Pos në qytet, Sejdiu ka theksuar se janë pastruar edhe rrugët më të thella në fshatrat e Prishtinës.

Për pastrimin e rrugëve kryesore në fshatra një ditë më parë kanë treguar edhe banorët e fshatrave. Shaban Dulahu, i cili ditët e fundjavës i kalon në fshatin e origjinës së tij, në Dabishec, ka thënë se të dielën rruga kryesore është pastruar nga bora deri në fshat, kurse të hënën rruga është pastruar vetëm deri te Dheu i Kuq në Prapashticë.

“Deri te Dheu i Kuq, rrugës kryesore i ishte hedhur edhe krip dhe ishte lehtë e kalueshme”, ka thënë Dulahu. Për qytet, ndërkaq, banorët janë ankuar se disa nga rrugët janë pastruar mezi të hënën pasdite.

“Qysh në borën e parë rrugët e ‘Velanisë’ u bllokuan”, ka thënë banori i lagjes në fjalë, Burhan Pajaziti. Sipas këtij të fundit, për shkak të borës shoferët kanë pasur vështirësi të konsiderueshme për qarkullim.

Pajaziti kritikon lënien anash të lagjes së tij, infrastruktura e së cilës, sipas tij, është ndërtuar kryesisht me kontribut të banorëve.

“Kryetari i ri i Komunës po vazhdon që rrugët e “Velanisë” t’i shfrytëzojë si urë lidhëse të kryeqytetit, porse përkujdesja komunale është shumë e vogël”, ka thënë ai për të shtuar se fat i mirë për lagjen është që në “Velani” gjendet Ambasada Holandeze, ambasadori i së cilës disa herë ka reaguar për pakujdesi në mirëmbajtjen e rrugëve.

Kritika më të mëdha ndaj autoriteteve komunale rreth mirëmbajtjes së rrugëve në reshjet e para ka shpërfaqur ish-drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë.

“Autoritetet e sotme të Prishtinës, sa ishin në opozitë premtonin se kur të vijnë në pushtet do të ofrojnë shërbime shumë më të mira, por ata që në borën e parë u bllokuan”, ka thënë Gashi, sipas të cilit kjo qeverisje nuk e ka sjellë asnjë risi në këtë segment, “me gjithë faktin se kanë buxhet më shumë, kurse kompanitë kanë bërë një përvojë më të madhe, duke u modernizuar edhe me mjete të punës“.

Sipas Gashit, aksidentet e raportuara nga policia tregojnë më së miri se çfarë mirëmbajtjeje të rrugëve janë duke bërë autoritetet komunale të Prishtinës. Gashi ka bërë kritika edhe rreth pastrimit të rrugëve rurale.

“Në shumicën e rrugëve rurale ka punuar një kamion, por kripë nuk është hedhur”, ka thënë Gashi. Në Policinë e Kosovës kanë thënë se rrugët janë bllokuar vetëm kur ka pasur aksidente zinxhir.

“Rrugët janë mbyllur përkohësisht, si pasojë e aksidenteve zinxhirë”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci. Sidoqoftë, që të gjitha palët u kanë bërë thirrje shoferëve për kujdes. Nënkryetari i Komunës, Sejdiu, u ka bërë thirrje shoferëve që të qarkullojnë me pajisje dimërore.

Policia e Kosovës, ndërkaq, duke iu referuar aksidenteve të shumta, ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, që t’i respektojnë dispozitat ligjore, t’u përmbahen kushteve të rrugëve dhe atyre atmosferike, t’i kenë pajisjet dimërore, duke përfshirë edhe gomat e dimrit, në mënyrë që të ketë një siguri më të madhe në trafik.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkolla nuk do të pengohet askund si pasojë e reshjeve të borës.

“Nuk kemi rrugë të bllokuara as në fshatra, që do të mund të pamundësonin fillimin e shkollës”, ka thënë Sejdiu, teksa ka shtuar se në qytet, nga mëngjesi i së martës do të angazhojnë kompani për pastrimin e trotuareve rreth objekteve shkollore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm