Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për progresin e punimeve në rrugën “Drumi i Telit” që lidh komunat Deçan dhe Gjakovë.
Në një postim në Facebook, Ramosaj ka bërë të ditur se segmenti rrugor në Sukën e Biteshit po shkon drejt asfaltimit.
“Deçani po lidhet me qytetin e Gjakovës te Suka e Biteshit 🛣️♥️
Qoftë rrugë e mbarë dhe e dobishme për të gjithë!” – shkruan ai.