Rrjetet sociale, instrument rekrutimi në IS

03.06.2015 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rekrutimi përmes kanaleve të internetit i të rinjve të Kosovës nga organizatat e shpallura ndërkombëtarisht terroriste, sikurse Shteti Islamik dhe Al Nusra, është një rrezik i vazhdueshëm, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve në Kosovë.

Rasti i fundit që dëshmon këtë është ai i dy vajzave të mitura nga Komuna e Vitisë, të cilat në muajin mars të këtij viti kishin tentuar të largohen nga Kosova dhe të udhëtojnë drejt Sirisë.

Fatos Makolli, drejtor i Departamentit Anti-Terrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se organizatat terroriste dhe ekstremistët fetarë, po e përdorin internetin jo vetëm për rekrutimin e të rinjve, por edhe për propagandë, për krijim të rrjeteve, për krijim të financave dhe të tjera.

Sipas tij, mundësia që u ofron interneti organizatave terroriste për rekrutimin e të rinjve është shumë e madhe.

“Janë duke krijuar rrjete edhe të rekrutimit ‘online’, ku edhe i pikasin personat. Thjeshtë, nuk presin që ata të kontaktohen prej dikujt, por i piketojnë, në bazë të profileve të njerëzve, si dhe fillojnë të komunikojnë me ta. Më pas, kryesisht kalojnë nëpër faqe të ndryshme interneti apo vend-bisedash (chat) të ndryshme”.

“Kanë forume të mbyllura, ku e vazhdojnë komunikimin. Ne i kemi pasur disa raste në Kosovë, kur njerëz të thjeshtë krejt komunikimin e kanë pasur përmes internetit dhe kanë vendosur të shkojnë, duke përfshirë edhe rastin e dy femrave të reja, të Vitisë. Ato kanë qenë në kontakt me dikë atje (në Siri) përmes internetit dhe kanë vendosur që të shkojnë”.

Njohës të zhvillimeve në Kosovë, të cilët kanë hulumtuar format e bashkëngjitjes së qytetarëve të Kosovës në organizatat terroriste në Siri, vlerësojnë se interneti është një nga burimet kryesore të rekrutimit të të gjithë atyre që shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak, përkrah organizatave terroriste, sidomos në kuadër të Shtetit Islamik.

Shpend Kursani nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se metodat e rekrutimit që i përdor Shteti Islamik janë të ndryshme, por sipas tij, interneti është instrumenti kyç në këtë drejtim.

Siç thotë ai, interneti ka ndikim shumë më të madh në siç e quan ai “shpëlarjen e trurit”, se sa që këtë mund ta bëjnë imamët ekstremist.

“Të gjithë qarkun ekstremist të Kosovës, interneti e mban bashkë dhe të lidhur me njëri tjetrin për 24 orë, sepse i shpërndajnë të gjitha informatat që kanë të bëjnë me ISIS-n (Shteti Islamik), ndërmjet tyre, me kode të ndryshme dhe kështu me radhë. Internetin, në fakt, e përdorin si mjet të komunikimit kur shkojnë në Siri dhe Irak”.

“Po ashtu, rekrutuesit e përdorin internetin, në mënyrë që të konfirmohen të rekrutuarit se a janë të rekrutuar të sigurt dhe të vërtetohen se mos e ka dërguar shteti dikë si spiun”, theksoi Kursnai.

Por, a mund të parandalohet kjo formë e rekrutimit të qytetarëve të Kosovës në organizatat e njohura ndërkombëtarisht si terroriste?

Makolli thotë se departamenti që ai drejton, përdorë disa mënyra që t’i mbikëqyrë aktivitetet e mundshme të rekrutimit përmes internetit. Kjo sipas tij bëhet përmes mbikëqyrjes së shërbimit të internetit.

“Për llogaritë (në internet), faqet e internetit, profilet dhe vend-bisedimet (chat) që ne i konsiderojmë që janë problematike, kryesisht u shkruajmë kompanive dhe kërkojmë nga to mbylljen e tyre. Megjithatë, varet prej kompanive se a i ndërpresin apo jo”.

Por, Kursani shpreh mendimin se mjet parandalues afatgjatë është ndërtimi i një kundër narrative në internet.

“Do të thotë, në qoftë se ISIS-i bën propagandë se është duke bërë luftë të drejtë, atëherë shteti, por edhe shoqëria në përgjithësi duhet të investojnë në materiale që pikërisht e dekonstruktojnë narrativen e IS-it, si të gabuar dhe të padrejtë edhe fetarisht”.

“Në qoftë se bllokohen, në mënyrë hipotetike, të gjitha kanalet e komunikimit përmes internetit, atëherë edhe shteti do ta ketë të vështirë t’i përcjellë këta njerëz dhe të ketë edhe prova se këta po i bashkëngjiten dhe po i përkrahin këto grupe”.

Ndryshe, sipas hulumtimit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, mbi 230 qytetarë nga Kosova thuhet se u janë bashkuar organizatave terroriste në Siri edhe Irak, duke e renditur Kosovën në vendin e tetë nga numri i shteteve, qytetarët e të cilave u janë bashkuar luftërave të huaja.

Ndryshe, Kosova i është bashkuar koalicionit global në luftë kundër Shtetit Islamik.

Të enjten, me 4 qershor, në Kosovë do të qëndrojë i dërguari i posaçëm presidencial i Shteteve të Bashkuara për Koalicionin Global në luftën kundër Shtetit Islamik, gjenerali John Allen, i cili pritet të takohet me autoritetet e larta të Kosovës, raporton rel.

Ai është emëruar në këtë post në shtator të vitit të kaluar, “për të ndihmuar ndërtimin dhe funksionimin e koalicionit në përpjekje për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin