Rritja ekonomike njëshifrore, e pamjaftueshme

01.05.2015 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rritja ekonomike njëshifrore, e pamjaftueshme

Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, japin mendime të ndryshme sa i përket rritjes ekonomike në Kosovë.

Rritja ekonomike që ata e parashikojnë në një periudhë afatmesme nuk mund të shkojë deri në pesë për qind.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse Kosova do të fillojë zbatimin e reformave ekonomike të cilat i ka proklamuar se fundi në vitin 2016, Kosova mund të shënojw rritje ekonomike deri në 5 për qind.

Këtë rritje, siç thekson Rexhepi, mund ta nxisin disa ndryshime që janë paraparë nga qeveria, siç është ofrimi i masave stimuluese për bizneset dhe krijimi i lehtësirave fiskale si për punësim dhe investime.

“Efekti i këtyre masave nuk mund të vërehet menjëherë as brenda një viti, por ndoshta duhet të pritet më gjatë. Megjithatë, nëse tash fillohet më këto reforma atëherë rritja ekonomike do të jetë shumë më e madhe se 3 për qind, së paku do të shkojë deri4.5 apo deri në 5 për qind”, thekson Rexhepi.

Ekonomia në Kosovë gjatë viteve të fundit nuk ka arritur të shënojë rritje as deri në katër për qind, pavarësisht dokumenteve të qeverive ku rritja ekonomike ishte parashikuar deri në 8 për qind.

Përderisa në vitin 2010 rritja ekonomike ka qenë 5.39 për qind, në vitin 2011 po ashtu mbi pesë për qind, në katër vitet e fundit kjo rritje fillon të ulet dhe atë në tre për qind.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara Agron Demi thotë se projeksionet ekonomike të Qeverisë së Kosovës çdo herë kanë qenë shumë më të mëdha sesa rritja reale ekonomike.

Ai kujton se edhe në kornizën afatmesme të shpenzimeve thuhet se rritja ekonomikedo të jetë në një trend mesatar 5 për qind, por në fund ajo nuk arrin as tre për qind

“Edhe me politikat qeveritare që janë bërë deri më tani nuk mund tt pritet që zhvillimi ekonomik të jetë më i lartë se 3 për qind edhe në periudhën afatmesme. Viteve të fundit investimet publike kishin kontribuar në zhvillimin ekonomik, por që tani jemi duke parë se këto investime publike janë duke u zvogëluar dhe duke u transferuar në paga dhe mëditje”, shton Demi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka premtuar se do të bëhen reforma në ekonomi dhe se do të ofrojë mbështetje të madhe për sektorin privat.

Mustafa ka theksuar se rritja ekonomike në vitin 2015 do të jetë do të të jetë mbi katër për qind.

Sidoqoftë, Agron Demi nga Instituti për Hulumtime të Avancuara thekson se me këtë rritje ekonomike nuk mund të arrihet krijim i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i gjendjes sociale dhe ekonomikeraporton rel.

“Qeveria e Kosovës deri më tani fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja se do të ketë zhvillim ekonomik në trende më të larta. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka pranuar se premtimet e fushatës zgjedhore për rritje ekonomike dhe punësim janë të parealizueshme”, thekson Demi.

Që Kosova të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe sociale, ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se rritja ekonomike duhet të të jetë 8 deri në 10 për qind./infosot.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët